Nderohet Nikolla Karev, LSDM e pranishme, asnjë shqiptarë

Delegacione të larta shtetërore kanë vizituar varrin e presidentit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, me rastin e 111-vjetorit të kryengritjes së Ilindenit.
Aty ka qenw delegacioni i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari Trajko Veljanoski, delegacioni i Shtabit të ARM-së, i udhëhequr nga gjeneralmajori Metodija Veliçkovski.

Këtë memorial e vizituan edhe delegacioni i Qeverisë, i udhëhequr nga ministri Zoran Jolevski, delegacioni nga Qyteti i Krushevës, i udhëhequr nga kryetari i komunës Gjorgji Damçeski dhe delegacioni nga takimet shkencore kulturore “Dhjetë Ditë Republika e Krushevës”, i udhëhequr nga zëvendëskryetari  Manoil Jakovlevski.

Lule vendosën edhe delegacione nga VMRO-DPMNE-ja udhëhequr nga Mile Janakieski dhe i LSDM-së i udhëhequr nga kryetari i partisë Zoran Zaev.

Kremtimi qendror dhe shënimi i 111 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit është në Meçkin Kamen ku pasdite pritet fjalim të mbajë kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button