Rexhallari gati për Botërorin në Uzbekistan

Kanë mbetur më pak se një muaj në fillimin e Kampionatit Botërorë të mundjes në stil të lirë, që do të mbahet në Uzbekistan. Reprezentacioni i Maqedonisë në këtë eveniment të madh të sportit të mundjes do të paraqitet me katër mundës.

Jasin Rexhallari, Dejan Bogdanov, Dejan Mitrov dhe Boban Danov janë mundësit të cilët do të dalin në tapet me ngjyrat e Maqedonisë.

Katër mundësit fillimisht janë përgatitur në vende të ndryshme. Jasin Rexhallari nuk ka ndryshuar ambient, ai po punon në Shkup me seleksionuesin dhe trajnerin e KM Liria, Lulzim Vrenezi, ndërsa nga 18 gushti do të udhëtojnë për në Bullgari në qendrwn sportive Samokovdhe pastaj prap kthehen në Maqedoni.

Kampionati Botërorë fillon me 8 shtator dhe do të zgjasë deri me 14 shtator. Organizimin e përgatitjeve e ka marrë përsipër Komiteti Olimpik i Maqedonisw së bashku me Federatën e Mujndjes së Maqedonisë./ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button