Ligjet e rëndësishme për Maqedoninë, miratohen pa u diktuar

Miratimi ekspres i ligjeve të rëndësishme në të gjitha fushat pa praninë e opozitës, sipas juristëve, është vepër problematike sepse e vë në pikëpyetje kualitetin dhe legjitimitetin e tyre.

Kjo dukuri sipas tyre nuk është e re në parlamentin maqedonas.

“Nëse parlamenti është seli e opozitës, ndërsa opozita nuk është aty atëherë vendoset në pikëpyetje edhe legjitimiteti i ligjeve, nga ana juridike nuk është edhe aq, por nga aspekti politik gjithmonë ka mundësi potenciale që këto ligje të mos jenë kualitative. Edhe në vitin 2008 në të njëjtën mënyrë u miratuan ligje”, deklaroi për REL profesori universitar Osman Kadriu duke potencuar që është e patolerueshme që pa debat dhe pa prezencën e opozitës të miratohen ligje me procedurë të përshpejtuar.

Nuk ka dyshim që kjo negativisht do të reflektohet para opinionit ndërkombëtarë edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.

“Ato mendoj se absolutisht nuk janë të interesuar që Maqedonia të fillojë bisedimet, sepse kualiteti i ligjeve seriozisht shënon ngecje nga ajo që pritej nga ne dhe nuk do të jetë befasues fakti që sërish të marrim të njëjtin vlerësim në Raportin e BE-së”, tha ish deputeti Tito Petkovski.

Qeveria pa asnjë paralajmërim i bën këto ndryshime, thotë Petkovski, duke shtuar se vetëm interesat e ngushta partiake janë arsyeja e miratimit ekspres të këtyre ligjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button