Lampard “tradhëton” Chelsean për Cityn

Frank Lampard mund të luaj përsëri në Premierligë. Pak javë pasi u bashkua me skuadrën amerikane, New York City, mesfushori anglez ka gjasa të mëdha për të luajtur në Premierligën Angleze.
Sipas mediave angleze, Lampard është në bisedime me Manchester Cityn për tu huazuar për disa muaj. Duke e patur parasysh se kampionati amerikan mbaron edhe pak muaj, Lampard është duke kërkuar një skuadër për të luajtur duke mbajtur formën e tij.
City thuhet se është më afër të bindë yllin anglez.
Për Chelsean kalimi i Lampard te City llogaritet paksa si “tradhëti” sepse ky lojtar llogaritet si një nga më legjendarët e kësaj skuadre, ndërsa City është kundërshtari më i madh viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button