UNICEF: Izraeli vret qëllimisht fëmijë

Zëdhënësja e UNICEF-it, Monica Awad i dënoi sulmet izraelite në Gaza, duke thënë se gratë dhe fëmijët janë viktima të pafajshme të kësaj lufte.

Në një intervistë me Al-Jazeeran, Awad tha se forcat izraelite kanë vrarë qëllimisht 264 fëmijë në Gaza, e cila është e barabartë me 11 fëmijë në ditë, dhe plagosën më shumë se 2.000 fëmijë të tjerë.

“Ku është reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj masakrave të fëmijëve në Gaza? Ku janë besëlidhjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut?” pyeti ajo.

Sot një zyrtar izraelit tha se armëpushimi 72-orësh humanitar me fraksionet palestineze në Rripin e Gazës kishte dështuar.

Izraeli është duke sulmuar Rripin e Gazës për gati katër javë, ku u vranë të paktën 1458 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 8300 të tjerë. Pothuajse një e treta e të vrarëve thuhet se janë fëmijë. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button