Provoni Shqipërinë për pushime të lira (Foto)

Edhe pse tashmë sezoni turistik është drejtë mbylljes, riviera shqiptare vlerësohet nga gazetarët e huaj si një nga desticionet e mundshme për pushime jo të kushtueshme.

Në një foto- reportazh nga Shqipëria, e përditshmja më e madhe amerikane, USA Today shkruan se peisazhi i që të ofrohet në rivierën shqiptare është i jashtëzakonshëm.

“Peizazhi është i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha zona është shumë e lirë, një e dhjeta e kostos që kanë homologet franceze dhe italiane dhe gjysma e kostos të bregdetit kroat,” shkruan David A. Andelman.

Gazetari vlerëson ushqimin që gatuhet në restorantet shqiptare buzë detit si në Sarandë apo Vlorë.

“Ushqimi i detit kapet çdo mëngjes dhe shërbehet në lokale buzë detit, i gatuar përpara syve tanë dhe kushton më pak se 8 dollarë për person. Frutat dhe perimet e freskëta janë në shitje pak cent,” shkruan Andelman. Autori nuk lë pa përmeduar edhe disa nga vendet që duhen vizituar nga turistët sic është kështjella e Gjirokastrës, teatri i Butrintit etj.

Në fund ai këshillon turistët të vizitojnë tani dhe ta shijojnë sa është e lirë, ose të presin disa vite dhe atëherë çmimet do jenë si kudo në rivierat e tjera. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button