Thaçi: Shqiptarët dhe maqedonasit, paralele që mund të ndeshen

Nëse vazhdojmë të jetojmë në dy paralele, ka mundësi që në një moment ato të ndeshen, thotë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, duke sqaruar se në intervistën që e ka dhënë para do kohësh për një medie nga Kosova, nuk flet për luftë siç ndodhi në vitin 2001, por se sot lufta ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve është transefurar në sferën e jetës reale, për interesa ekonomikë, industrialë, territorialë, ka deklaruar Thaçi në intervistën për REL-in që do të publikohet të dielën. 

“Në prapavijë luftojmë për pozita të tjera, garojmë për pozita të tjea, interesa ekonomike, industriale, territoriale etj., mirëpo në se vazhdojmë në këtë mënyrë, që si popuj paralelisht të garojmë në prapavijë, të jeni të sigurt se ajo paralelele ndonjëherë do të dalë në shesh dhe ka mundësi që ato paralele të ndeshen”, thotë Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button