“KHAM” padit MPB-në e Maqedonisë

Një organizatë joqeveritare nga Delçeva, KHAM, sëbashku me avokatin Aksel Ahmedovski, kanë paditur Ministrinë e Brendshme duke e akuzuar atë për shkelje të të drejtave dhe barazisë njerëzore.

Letra paditëse kundrejt ministrisë është dërguar në 25 korrik njoftojnë ata për Portalb dhe është e bazuar në Kushtetutë, gjegjësisht në shkeljet e ligjeve dhe neneve të saj që i ka bërë MPB për dokumentacionet udhëtuese(pasaporta) kundrejt minoritetit rom në Maqedoni.

“Nga kjo shkelje, ky minoritet e ka thuajse të pamundur udhëtimin brenda dhe jashtë shtetit. Këto të drejta, sipas letrës në fjalë, garantohet edhe me ligjet ndërkombëtare, por edhe me Kushtetutën e RM, neni 27/alinea 3, ku një personit i mohohet udhëtimi jashtë ose brenda shtetit, vetëm nëse:

1. Për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë,
2.Mbartës i një procedure penale,
3. Mbrojtjen e shëndetit të banorëve.”thuhet në letrën e “KHAM”.

“Pikërisht sipas këtij ligji të njohur edhe ndërkombëtarisht, ministria e brendshme shkel rëndë ligjin, duke bërë selektim etnik dhe shkel barazinë njerëzore që është dhe duhet të jetë themeli i shtetit,” thuhet mes tjerash në letrën e organizatës joqeveritare.

Në fund të letrës shkruan se kjo organizatë fton të gjithë të prekurit, që ti drejtohen zyrës që të fitojnë pasaportë dhe mjete tjera të udhëtimit, për të shprehur revoltën e tyre qoftë në gjyqet e Maqedonisë ose jashtë saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button