‘Miss dhe Mister Turizmi 2014’ i triumfuar nga Serxho Gjyli dhe Artnesa Krasniqi

Të mërkurën në Durrës u zhvillua konkursi  i bukurisë “Miss dhe Mister Turizmi 2014”.

Aktiviteti ka mbledhur pjesëmarrës nga e tërë Shqipëria si dhe Kosova. Përgjatë dy javëve konkurrentët kanë qëndruar ne qytetin e Durrësit në mjediset e ‘Hotel Kavaleshencës’ dhe ‘Tropikal Resort’, aty ku u zhvillua dhe nata gala.

Në pjesën e parë të natës gala, u dhuruan mjaft çmime, ndër to: Miss dhe Mister: buzëqeshje, antik, sharm, inteligjenca etj. Tepër simbolik ishte çmimi “Luga e argjendtë” e fituar nga vajza e cila kishte gatuar më mirë nga tërë grupi.  Ndërsa në pjesën e dytë u dhuruan tre çmime shumë speciale: Çmimi i tretë”Miss Sirena e detit dhe Mister Princi i kaltër”.  Çmimi i dytë: “Miss dhe Mister plazhi”.

E së fundmi çmimi final” Miss dhe Mister Turizmi” në të cilin u kurorëzuan Mister Turizmi: Serxho Gjyli, djali nga qyteti i Shijakut dhe Miss Turizmi: Artnesa Krasniqi, vajza bukuroshe nga Gjakova.

Miss dhe Mister Turizmi

Gjatë ditëve që qëndruan në Durrës, përveç provave standarde në ecje dhe qëndrim, ato kanë praktikuar të gjithë llojet e valleve të mrekullueshme shqiptare si dhe për orë të tëra kanë veshur veshjet unike popullore shqiptare. Gjithashtu në ditë të caktuara ato kanë praktikuar të gatuajnë, gatimet tradicionale shqiptare.

Gjithashtu duhet theksuar edhe vizita që ata bënë në shtëpinë e të moshuarve, e cila nxit të rinjtë për një përkujdesje më të madhe ndaj të moshuarve dhe njerëzve në nevojë.

Producente ishte z. Myzejen Konduri. Ajo ka dhuruar tërë kontributin e saj që ky aktivitet të mos mbetet thjeshtë një konkurs bukurie. Pas një fitoreje finale, qëndrojnë  konkurrentë të denjë në sjellje dhe vlera, të guximshëm  dhe simbol inovacioni, konkurrent të duhur për shoqërinë dhe ekranin Shqiptar.

Duhet të ndjehemi krenarë që në Shqipëri ende zhvillohen aktivitet të tilla me një mesazh kaq të lartë dhe një impakt imediat dhe kultural në realitet. Këto konkurse bukurie përveçse zgjedhin më të bukurit fizikisht për të përfaqësuar Shqipërinë, por përçojnë vlera shumë të mëdha, njerëzore dhe emancipuese.

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që gëzon patentën për realizimin e këtij evenimenti.

ARSEJDA GJYLI

Lajme të ngjashme

Back to top button