Impressum

Impresum

 Kontakt email: 

info@portalb.mk

  Kontakt telefon:

02 32 22 336
070 213 404
070 213 401

Adresa:
Apostol Guslarot 40
1000 Shkup

Kryeredaktore:

Redaksia:

Portalb është projekt i Fondacionit Metamorfozis.

untitled

Portalb është i përkushtuar në ruajtjen e privatësisë dhe në integritetin e të dhënave personale me të cilat bie në kontakt gjatë punës së tij. Në këtë dokument për politikë të zbatuar të privatësisë (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale të cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë shfrytëzimit të ueb-faqes së Portalb (www.portalb.mk)

Do t’ju kishim lutur që me kujdes ta lexoni këtë Politikë për privatësi. Politikës për privatësi mund t’i qaseni në çdo kohë në ueb-faqen http://portalb.mk/Home/ContentPage?id=63-Impresum . Shfrytëzimi i juaj dhe/ose regjistrimi në cilëndo pjesë të ueb-faqes d.t.th. pranim i kësaj Politike për privatësi. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj Politike për privatësi, Ju lutemi mos e shfrytëzoni ueb-faqen. Kjo Politikë për privatësi nuk përfshin informata të mbledhura në vende të tjera, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në informata të mbledhura off-line dhe në ueb-faqe për tek cilat janë vendosur linke në ueb-faqe.

Politika e zbatuar për privatësi e Portalb bazohet në Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë. Në formë elektronike, teksti i Ligjit (PDF) mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të RM (http://dzlp.mk/).

PORTALB e respekton privatësinë e shfrytësuesve të serviseve dhe shërbimeve të tij informative, si dhe privatësinë e vizitorëve të internet faqes www.Portalb.mk.

Të gjitha të dhënat personale që janë marrë në formë elektronike apo në një formë tjetër, si dhe të dhënat të cilat personi i ka vendosur në formularet në internet faqen www.Portalb.mk, konsiderohet se janë marrë me pajtimin e atij personi.

PORTALB nuk është përgjegjës për pasojat, dëmi material apo dëm tjetër që mund të paraqitet tek personi dhe tek personat e tjerë fizikë apo juridikë, nëse personi jep/vendos të dhëna jo të sakta apo jo të plota.

Të dhënat personale janë marrë vetëm për shkak të sigurimit të papenguar dhe vendosjes së serviseve dhe shërbimeve informative të PORTALB-it, të anketuesit/shfrytëzuesit apo vizitorit në internet faqen www.Portalb.mk.

PORTALB i ruan të dhënat personale të anketuesit/shfrytëzuesit, vetëm derisa zgjat detyrimi për shkak të së cilit të dhënat janë marrë.

Kur do të ndërpritet kontrata apo lloji tjetër i lidhjes mes PORTALB-it dhe personit anketues/shfrytëzues, të gjitha të dhënat personale përgjithmonë hiqen nga Përmbledhja e të dhënave personale të PORTALB-it, në afat prej 90 ditëve.

PORTALB obligohet që përpunimin e të dhënave personale të mos i besojë e as ato t’ia lëshojë një personi të tretë.

Të dhënat personale të shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve informative të PORTALB-it dhe të vizitorëve të internet faqes www.Portalb.mk, nuk janë të kapshme për persona të tretë, përveç në raste kur kjo është caktuar ndryshe me ligj apo marrëveshje plotësuese.

Të dhënat personale të shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve infomative të PORTALB-it dhe të vizitorëve të internet faqes www.Portalb.mk, nuk do të përdoren, as nuk do të lëshohen për reklama, marketinig apo qëllime të ngjashme afariste.

Shfrytëzimi i biskotave (cookies)
Ueb-faqja e Portalb shfrytëzon biskota (cookies) në këto raste:
•Për të penguar votimin e dyfishtë gjatë plotësimit të anketave. Për momentin, në ueb-faqen e Portalb nuk ka anketa aktive. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është deri në përfundimin e anketës.
•Për paraqitjen përkatëse të versionit të gjuhës së faqes, për shfrytëzuesit që kanë bërë zgjedhje gjatë vizitës së mëparshme. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është 1 ditë pas zgjedhjes së bërë.
•Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesve në pjesën që është e mbrojtur me emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalim, i cili nuk është publik. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është deri në përfundimin e sesionit aktual.

Posta elektronike (e-maili) dhe listat për e-mail
Të dhënat të cilat vizitorët i dërgojnë në mënyrë vullnetare nëpërmjet postës elektronike (e-mailit) dhe formularit për kontakt, konsiderohen fshehtësi zyrtare dhe ruhen në përputhje me përcaktimet kryesore si dhe me rregullat dhe ligjet për punë arkivore. Këtu bëjnë pjesë edhe adresa e tyre e e-mailit, emri, mbiemri, adresa postale, telefoni, fotografitë etj.

Opsioni: Na shkruani
Opsioni Na shkruani u mundëson lexuesve të dërgojnë përmbajtjet e tyre të shoqëruara me foto apo video. Me këtë opcion, Portalb ka për qëllim qytetarëve tu mundësojë qasje dhe interaktivtet më të madh me mediet e informimit si dhe ato sociale. Këtë faqe e krijojnë vizitorët e Portalb që domethënë se informatat që dorëzohen nuk janë domosdoshmërisht të verifikuara. Duke u nisur nga kjo, Portalb nuk merr përgjegjësi për vërtetësinë ose objektivitetin e materialeve të publikuara. Pasi që teksti dërgohet, të drejtat e publikimit i mban www.Portalb.mk.