Bota - Shqipëria

Shqipëri, rritja e pagave dhe e pensioneve në 15 korrik

pensionet do të rriten 3.5 deri në 4 për qind për qytetin dhe 5 për qind për fshatin

N. V.     ( lexuar 720 herë )     Tiranë 10:17 02.07.2012
Rritja e pagave dhe e pensioneve në 15 korrik

Rritja e pagave dhe e pensioneve në 15 korrik

Në mesin e këtij muaji hyn në fuqi rritja e pagave dhe e pensioneve. Vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve hyn në fuqi nga 15 korrik dhe jo 1 korriku siç ishte bërë traditë çdo vit.

Kështu, javën që vjen pritet që qeveria do të miratojë rritjen e rrogave dhe të pensioneve sipas planifikimeve në buxhet. 

Sipas projektit te Financave, që është ende në proces, rrogat do të rriten me një mesatare 5 për qind. Kjo rritje do të ketë një shpërndarje, sipas së cilës, rrogat e larta do kenë rritje minimale, ndërsa të ulëtat do të kenë maksimumin e rritjes.  

Ndërkaq,  pensionet do të rriten 3.5 deri në 4 për qind për qytetin dhe 5 për qind për fshatin. Pensioni minimal i qytetit do të bëhet 11.562 lekë me një rritje prej  445 lekë në muaj. Rritja e pensioneve të fshatit pritet të jetë 5 për qind dhe këtë rritje pritet ta përfitojnë 160 mijë pensionistë të fshatit. Pensioni i plotë i fshatit do të rritet me  187 lekë në muaj. Pas rritjes pensioni bazë I fshatit do të bëhet 7.  655 lekë. Ndërkohë pensionet minimale të  fshatit përfitojnë dhe një shtesë subvencionimi prej 500 lekësh.  

Ky vendim po merret pavarësisht se buxheti i shtetit nuk është në performancën e duhur të të ardhurave, por një vendim I tillë ishte parashikuar që në rkye të herës, kur u hartua ligji i buxhetit të shtetit. Ndërkohë, Ministria e Financave nuk ka vendosur të aplikojë shkurtimet e mesvitit në buxhet në pritje të shitjes së katër hidrocentraleve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza dhe Shkopet.

Komento

loading
loading
loading