Kulturë & art - Filma

'Dashuria e bjeshkëve të nemura' me pjesë të dytë

Edhe në edicionin e dytë, modelja kosovare Diellza Kolgeci do të jetë në rolin kryesor atë të “Diellzës”

E. Z     ( lexuar 2743 herë )       22:17 18.04.2013
Sekuencë nga filmi

Sekuencë nga filmi

Vazhdimi i dytë i filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura” do të shfaqet në Tiranë, 17 vite pas lansimit të filmit të parë.

Edhe në edicionin e dytë, modelja kosovare Diellza Kolgeci do të jetë në rolin kryesor atë të “Diellzës”, një vajzë shqiptaro-amerikane.

Televizioni “Top Channel” e ka blerë filmin dhe ka bërë post-produksionin e filmit, i cili sot (18 prill) do të jepet premierë në Tiranë. Sipas Diellzës në këtë premierë do të marrin pjesë kritikë të filmit, politikanë dhe artistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe mbarë viset tjera.

“Filmi ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ pas Tiranës do të shfaqet edhe në Prishtinë, më datën 9 maj, dhe pastaj do të pasojë shfaqja edhe në New York, Slloveni dhe në shumë shtete të tjera të botës”, ka thënë Diellza për "Zëri".

Më poshtë është video e filmit, për rikujtim! /Portalb

Komento

loading
loading
loading