Kulturë & art - Libra

Pesëdhjetë Hijet e Greit: mes dashurisë dhe refuzimit

E.L. James

B. A.     ( lexuar 5627 herë )       00:35 11.08.2012
Pesëdhjetë hijet e Greit - E.L. James

Pesëdhjetë hijet e Greit - E.L. James

Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.

Naive dhe e pafajshme, Ana shokohet kur zbulon se e dëshiron këtë mashkull. Dhe, kur ai e paralajmëron t’i qëndrojë larg, kjo e bën Anën ta dëshirojë edhe më shumë.

Po Grei torturohet nga demonë të brendshëm dhe digjet nga nevoja për kontroll. Teksa nisin një histori dashurie pasionante, Ana zbulon më shumë mbi dëshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errëta që Grei mban të fshehura...

A do të mundet marrëdhënia e tyre të kapërcejë pasionin fizik? A do të mundet Ana të pranojë t’i nënshtrohet Zotërisë dominant? Dhe nëse e bën, a do ta dojë atë çka do të zbulojë?

Ua rekomandojmë romanin Pesëdhjetë hijet e Greit / portalb

Komento

loading
loading
loading