Kulturë & art - Lajme

SH.K.A. 'Xheladin Zeqiri' nga Tetova mahniti publikun dibran (FOTO)

Koncerti në fjalë kishte këngë dhe valle popullore nga më te ndryshmet, si nga treva e Tetovës ashtu edhe nga ana e Dibrës

Arbana Qormemeti     ( lexuar 748 herë )     Dibër 15:33 12.05.2013
Nga koncerti i mbrëmshëm

Nga koncerti i mbrëmshëm

Në organizim të Qendrës për kulturë dhe Komunës së Dibrës u mbajt një koncert me ku performuan Shoqata Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova si dhe këngëtarët nga Dibra, Lundrim Paçuku, harmonisti Shpend Telqiu dhe të tjerë. 


Gjithashtu para publikut u paraqitën dirigjenti nga Tetova , Jeton Pustina, koreografi Remzi Matoshi si dhe drejtori artistik dhe solisti Jetmir Rexhepi.

Në këtë koncert morën  pjesë edhe struktura të ndryshme të pushtetit vendor nga Tetova, mes tyre edhe përfaqësuesi i Këshillit Komunal, Hisen Xhemaili i cili pasi përshëndeti të pranishmit tha se komunat duhet të kenë bashkëpunim në sferën e kulturës dhe artit. 


Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata në fjalën e tij përshëndetëse potencoi se Dibra ka traditë te valleve dhe këngëve popullore. 

“Ne si komune duhet të kemi bashkëpunim në secilën sferë sepse kështu bëhemi edhe me të fortë dhe te afërt” potencoi Lata.

Koncerti në fjalë kishte këngë dhe valle popullore nga më te ndryshmet, si nga treva e Tetovës ashtu edhe nga ana e Dibrës. 

Qytetit të Dibrës i mungonte  ky lloj koncerti me këngë dhe valle popullore, tha për Portalb drejtori i Qendrës për kulturë, Artin Spahiu. 



“Publiku dibran përherë e ka dëshmuar se e adhuron këngën popullore, duke mbushur sallën e koncerteve me plot artdashës. Ne si institucion jemi tejet të kënaqur me bashkëpunime kulturore me komuna të tjera, siç ishte me grupin SH.K.A. “Xheladin Zeqiri,, nga Tetova. Shpresojmë dhe besojmë se do kemi koncerte të tjera me frymën popullore sepse edhe publiku dibran ka nevojë për  organizime të këtilla”, përfundoi Spahiu.

Komento

loading
loading
loading