Kulturë & art - Lajme

Mbrëmje poezish me grupin letrar "Jusuf Gërvalla"

Manifestimi tradicional "Flaka e Janarit" do të shënohet me një takim letrar të poetëve të rinj nga Shkupi

E. Z     ( lexuar 817 herë )     Shkup 00:30 07.01.2013
Mbrëmje poetike në Librarinë e Çarshisë

Mbrëmje poetike në Librarinë e Çarshisë

Grupi letrar "Jusuf Gërvalla" do të shënojë manifestimin tradicional "Flaka e Janarit" me një takim letrar të poetëve të rinj nga Shkupi.

Në këtë mbrëmje poetike e cila do të mbahet në Librarinë e Çarshisë në Shkup, përveç se do të prezantohen poetët e rinj, nxënës dhe studentë, i ftuar special do të jetë edhe kritiku letrar dhe shkrimtari Ahmet Selmani, i cili do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit për poezinë. 

Grupi letrar “Jusuf Gërvalla”  fton të gjithëve që nën tingujt e këngëve të Jusuf Gërvallës dhe koloritit të vargjeve të poetëve të rinj, të kalojnë një mbrëmje të bukur artistike dhe të kujtojnë veprimtarët e shquar Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. /Portalb

Komento

loading
loading
loading