Për qejf - Dashuri & Sex

E vërteta mbi fantazitë seksuale

Fantazitë seksuale ndihmojnë për të mbajtur të ndezur dëshirën dhe interesin për seks

J. Zh.     ( lexuar 849 herë )       19:47 22.05.2012
Çfarë sjellin fantazitë seksuale? Zbuloni më poshtë

Çfarë sjellin fantazitë seksuale? Zbuloni më poshtë

Fantazitë seksuale ndihmojnë për të mbajtur të ndezur dëshirën dhe interesin për seks.
Mund të shërbejnë edhe për të rritur eksitimin dhe mund të çojnë deri në orgazëm.  Ata janë si katalizatorë për seksualitetin në të gjitha pikëpamjet. Por jo të gjithë i përdorin fantazitë e tyre në të njëjtën mënyrë. Disa femra kanë nevojë për fantazi erotike për të çuar eksitimin deri në orgazëm, kurse për disa të tjera mjafton eksitimi i momentit, pa pasur nevojë më pas për fantazitë.

Çdo person ka fantazinë e tij të preferuar, një si tip skene efikase për të ndezur dëshirën ose eksitimin. Por në përgjithësi jemi besnikë ndaj fantazive tona seksuale.
Ëndrrat erotike janë të shpeshta, edhe pse nuk duhen ngatërruar me fantazitë. Në fakt, këto të fundit janë të vullnetshme dhe të shfaqen edhe kur nuk i kërkon. Me to mund të reagojmë duke i stimuluar ose duke i frenuar.

Eksitimi i shfrenuar i fantazive vjen nga brenda nesh. Mjafton një mendim. Ekzistojnë edhe mënyra të tjera eksitimi, nga të cilat stimulimi vjen nga brenda: një fjalë dashurie, një përkëdhelje, një vështrim... Disa femra janë më të ndjeshme ndaj stimujve të jashtëm dhe disa ndaj atyre të brendshëm, por ka edhe nga ato që janë të ndjeshme ndaj të dyve./Portalb

Komento

loading
loading
loading