Për qejf - Dashuri & Sex

Me ushtrime fizike deri tek orgazma

Nëqoftëse herën tjetër keni dyshime, të shkoni në palestër ose jo atëhër ju themi që me anë të palestrës ju jeni shum afër orgazmës

J. Zh.     ( lexuar 1267 herë )       11:03 09.04.2012
Sekreti i orgazmës femërore qëndron tek muskujt e barkut

Sekreti i orgazmës femërore qëndron tek muskujt e barkut

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Nëqoftëse herën tjetër keni dyshime, të shkoni në palestër ose jo atëher ju themi që me anë të palestrës ju jeni shum afër orgazmës dhe kjo posaçërisht vlen për gjininë e butë!

Ushtrimet më të zakonshme me të cilat një femër mund të arijë orgazëm dhe atë për shkak të tkurrjes së muskujve të legenit janë: peshë-ngritja, ushtrimet e barkut, ngjitja në litar dhe çiklizmi.

Sekreti i orgazmës femërore qëndron tek muskujt e barkut, zbulojnë ekspertët e Universitetit të Indianës.

Me ushtrimet e muskujve të barkut rritet kënaqësia seksuale tek femrat, ndërsa disa prej tyre pohojnë se kanë përjetuar orgazëm gjatë ushtrimit, sipas një studimi të kryer ndaj 370 femrave.

Gatise 124 nga femrat kanë provuar orgazëm gjatë ushtrimeve, kurse 254 pranojnë se jeta e tyre seksuale është përmirësuar dukshëm.

Nga femra që kanë arritur orgazëm, 26,5% e kanë arritur gjatë ngitjës së peshave, 20% në joga, 15,8% nga çiklizmi, 13,2% duke vrapuar dhe 9,6% gjatë alpinizmit.

“Mënyrat më të shpeshta të ushtrimeve me të cilat lidhet përvoja e arritjes së orgazmës janë muskujt e barkut, ngjitja në litar, çiklizmi dhe peshë-ngritja. Rezultatet e anketës tregojnë se orgazma nuk është domosdoshmërisht një akt seksual”, pohon përfaqësuaejsa e këtij studimi Debi Herbenik.

Ushtrimet e rregullta janë çelësi kryesor për të përmirësuar jetën seksuale. Të njejtin efekt qetësues që ka për shëndetin e njeriut, të njejtin efekt e ka edhe për në dhomën e gjumit, shton Hebernik.

“Të ashtuquajturën “coregazam” më shpesh e përjetojnë femrat me muskuj më të fortë të legenit, të cilat gjatë ushtrimeve vazhdimisht kontraktohen”, shpjegon Xhoi Davidson, autorja e librit kushtuar kësaj tematike./portalb/

Komento

loading
loading
loading