Për qejf - Shëndet & Bukuri

Bananet dhe rrushi qetësojnë pulsin e shpejtuar

Hulumtimi më i ri ka treguar që ushqimi i zakonshëm, si rrushi dhe bananet mund të zvogëlojnë numrin e rrahjeve të zemrës, sikurse ushtrimet e jogës

J. Zh.     ( lexuar 1051 herë )       13:02 02.05.2012
Bananet përmbajnë 400 mg kalium në 96 kalori

Bananet përmbajnë 400 mg kalium në 96 kalori

Nëse deri tani keni qenë të bindur që pulsi i shpejtuar mund të qetësohet vetëm me ilaçe – keni menduar gabimisht. Hulumtimi më i ri ka treguar që ushqimi i zakonshëm, si rrushi dhe bananet mund të zvogëlojnë numrin e rrahjeve të zemrës, sikurse ushtrimet e jogës.

Pulsi normal te personat e rritur është në mes 60 dhe 100 rrahjeve në minutë. Me këto rrahje masim ritmin e zemrës, si dhe forcën e qarkullimit të gjakut.

Numri i lartë i rrahjeve, përndryshe i njohur si takikardi (më shumë se 100 rrahje në minutë tek të rriturit) mund të çojë deri te sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe sëmundjet e veshkave dhe të shkaktojë simptoma siç janë djersitja, të përzierat dhe të vjellat. Nëse pulsin e shpejtuar dëshironi ta ulni në mënyrë natyrale, provoni banane dhe rrush.

Bananet janë burim i pasur i kaliumit
Shkencëtarët e Universitetit amerikan Maryland porosisin: kaliumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbajtjen e nivelit të ulët të rrahjeve të zemrës. Simptomat e mungesës së kaliumit përfshijnë ngërçet në muskuj dhe mungesën e energjisë, çka mund të çojë deri te puna e çrregullt e zemrës.

Bananet përmbajnë 400 mg kalium në 96 kalori. Kjo është 11 për qind e nevojave ditore. Bananet kanë më pak se 1 mg natrium, çka i bën ushqim të vlefshëm për njerëzit të cilët duhet të konsumojnë nivel të zvogëluar të natriumit.

Rrushi, sikurse edhe banania është i pasur me kalium, ndërsa përmban më shumë se 1000 mg, çka paraqet një të tretën e nevojave ditore. Rrushi ka shkallë të ulët të natriumit: 60 mg për shujtë.

Joga është dëshmuar që ul rrahjet e zemrës
Joga, meditimi dhe teknikat tjera të relaksimit po ashtu mund të reduktojnë numrin e rrahjeve të zemrës. Nëse dëshironi të ushtroni në shtëpi, pajisuni me një xhirim audio dhe video me teknikat relaksuese. Çfarëdo ushtrimi për zgjatje dhe relaksim qetëson pulsin.

Zemra nuk e do alkoolin dhe kafenë
Nëse dëshironi të shmangni pulsin e shpejtuar, gjithsesi duhet të shmangni edhe konsumimin e alkoolit dhe kafesë. Konsumimi i pijes që përmban kafeinë si çaji apo çokollata mund të rrisë numrin e rrahjeve të zemrës. Me shmangien e kafesë do të mundësoni stabilizimin e ritmit të zemrës./femina.al

Komento

loading
loading
loading