Për qejf - Yje

Stewart, aktorja më e paguar në botë

Kristen Stewart, e cila u bë e famshme si Bella e “Twilight”, është shndërruar në aktoren më të paguar në botë

B. A.     ( lexuar 295 herë )       08:56 21.06.2012
Jolie dhe Stewart

Jolie dhe Stewart

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Kristen Stewart, e cila u bë e famshme si Bella e “Twilight”, është shndërruar në aktoren më të paguar në botë, pas filmit “Snow White and the Huntsman”, në të cilën ajo ishte protagonistja kryesore.

22-vjeçarja fitoi një total prej 34,5 milionë dollarësh në periudhën nga maji 2011 në maj 2012, duke lënë pas Angelina Jolie në vendin e katërt.

Cameron Diaz, e cila pati një sukses të papritur nëpërmjet filmit “Bad Teacher”, u rendit e dyta me 34 milionë dollarë.

Ish-rivalja në dashuri e Angelina Jolie, Jennifer Aniston, fitoi 11 milionë dollarë nga filmat në këtë periudhë kohore.

Midis fitimeve të VIP-ave, nuk llogariteshin ato nga publiciteti, bizneset apo të tjerat, por vetëm pagat që iu janë dhënë nëpër filma.

Dhjetë aktoret më të paguara në botë (periudha maj 2011-maj 2012)

1. Kristen Stewart         34,5 milionë dollarë
2. Cameron Diaz          34 mln $
3. Sandra Bullock         25 mln $
4. Angelina Jolie          20 mln $
5. Charlize Theron       18 mln $
6. Julia Roberts           16 mln $
7. Sarah Jessica Parker15 mln $
8. Meryl Streep            12 mln $
8. Kristen Wiig             12 mln $
10. Jennifer Aniston     11 mln $

Komento

loading
loading
loading