Maqedoni - Lajme

Barok prej 4 milionë eurosh për ndërtesën e EVN-së dhe ELEM-it

Së shpejti baroku do ta zëvendësojë qelqin e ndërtesës së ELEM-it dhe të EVN-së, kanë vendosur dy kompanitë, për shkak se vetëm në atë mënyrë do të mund të harmonizohet me rrethinën

V. A.     ( lexuar 250 herë )     Shkup 11:55 06.08.2013
Edhe ndërtesa e EVN-së dhe ELEM-it do ta fitojë pamje në stilin barok

Edhe ndërtesa e EVN-së dhe ELEM-it do ta fitojë pamje në stilin barok

Së shpejti baroku do ta zëvendësojë qelqin e ndërtesës së ELEM-it dhe të EVN-së, kanë vendosur dy kompanitë, për shkak se vetëm në atë mënyrë do të mund të harmonizohet me rrethinën. Realizues i punëve do të jetë kompania “Beton”, e cila i realizoi edhe pjesën më të madhe të objekteve të projektit “Shkupi 2014”.

Punët ndërtimore do të kushtojnë rreth 4,3 milionë euro.

Ndërtesa do të rikonstruohet sipas zgjidhjes ideore të një grupi autorësh nga Fakulteti i ndërtimtarisë, e cila u përzgjodh vitin e kaluar në konkurs. Rikonstruimin e objektit do ta realizojnë së bashku EVN-ja dhe ELEM-i, të cilar i ndajnë hapësirat e punës në ndërtesë. /Portalb

Komento

loading
loading
loading