Maqedoni - Lajme

Macet e dyshuara nuk kanë tërbim

Macet për të cilat ekzistonte dyshimi se janë të sëmura nuk kanë tërbim, treguan analizat shtesë laboratorike në Francë.

V. A.     ( lexuar 191 herë )     Maqedoni 14:04 28.05.2013
Foto Ilustrim

Foto Ilustrim

Macet për të cilat ekzistonte dyshimi se janë të sëmura nuk kanë tërbim, treguan analizat shtesë laboratorike në Francë.

Siç kumtoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Dejan Runtevski, rezultatet kanë arritur mbrëmë, ndërsa konfirmimi i tyre zyrtar pritet më së voni deri të enjten apo të premten.

"Nuk është konstatuar prezenca e virusit të tërbimit te mostrat e maceve për të cilat ekzistonte dyshimi se janë të sëmura nga tërbimi, të cilat para dhjetë ditëve pas kontrolleve laboratorike të kryera në laboratorin kombëtar pranë Fakultetit për mjekësi veterinare u dërguan në laboratorin referent të BE-së, në Nansi të Francës, për kryerjen e kontrolleve laboratorike shtesë dhe konfirmimin përfundimtar të prezencës së virusit ", tha Runtevski në  takimin me gazetarët.

Komento

loading
loading
loading