Maqedoni - Lajme

PDSH: Shqiptarët, të lënë në mëshirë të fatit nga BDI-ja

Ditët e fundit kanë qenë ndër ditët më të zeza për shqiptarët e Maqedonisë. Të lënë pa mbështetje dhe pa mbrojtje ata u bënë preh e huliganëve dhe grupeve maqedonase te tifozëve.

F. A.     ( lexuar 342 herë )     Tetovë 15:38 06.03.2013
Bekim Fazliu

Bekim Fazliu

Partia demokratike Shqiptare (PDSH), përmes deputeti Bekim Fazliu ka reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të fundit, rrahjeve dhe sulmeve ndaj fëmijëve shqiptarë në Shkup, duke fajsuar për këtë situatë neglizhencën dhe anashkalimin e BDI-së thonë veç tjerash nga PDSH në reagimin e tyre.

"Ditët e fundit kanë qenë ndër ditët më të zeza për shqiptarët e Maqedonisë. Të lënë pa mbështetje dhe pa mbrojtje ata u bënë preh e huliganëve dhe grupeve maqedonase te tifozëve. Me dhjetëra shqiptarë të rrahur dhe të malltretuar, nxënës të shkollave të mesme, fillorist e student, qytetarë të zakonshëm të cilët e pësuan vetëm pse ishin shqiptarë. Kur u pritej një reagim nga ana e BDI-së dhe Ali Ahmetit në mbrojtje të shqiptarëve, ndodhi krejt e kundërta. Ata filluan me relativizimin e fajësisë, barazimin e shqiptarëve me zullumqarët dhe më pas bartjen e përgjegjësisë nga vetja tek të tjerët. 

Ne si PDSH të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës dhe me qëllim që situate të mos përkeqësohet edhe më shumë, ditëve të kaluara zgjodhëm të mos prononcohemi dhe të mos i përgjigjemi pafytyrësisë së BDI-së e cila u manifestua herë me komunikata herë ne trajtën e një “profesionisti” të policisë, herë nga zv/ministri i Policisë, një “profesionist” me përvojë dhjetra vjeçare ne polici dhe më e fundit nga ministri i ekologjisë Abdilaqim Ademi.

Këtyre që s’ju bën përshtypje përgjakja e fëmijëve shqiptar, që s’ju bën përshtypje fakti që policia nuk reagon fare dhe të mësuar që gjithmonë të jenë të skenarëve me qëllim përfitimi politik, si duket nuk e kanë të qartë se po ju ndodh populli. Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 inskenuan Kalanë, i viktimizuan shqiptarët për qëllime politike, tani në vitin 2013 janë të habitur se si është e mundur që skenarët e tyre ogurzeza nuk funksionojnë tek shqiptarët.  Në anën tjetër, shqiptarët për çdo ditë janë preh e BDI-së të cilët kanë marr hov kërcënojnë, zhvatin, mbyllin bizneset e tyre, krejt kjo për t’i përulur dhe për ti shfrytëzuar për zgjedhjet e 24 Marsit. 

Blin Shabani, prindërit e tij apo Arlinda Bajrami dhe familjarët e saj, shqiptarët, kërkojnë që të zbardhen autorët që i terrorizuan ata dhe dhjetëra shqiptarë të tjerë. Shqiptarëve nuk ju intereson shfrenimi dhe lakmia për pasurim të Alisë, Musës, Abdylaqimit, Fatmirit, Teutës, Nevzatit, Izetit dhe të tjerëve, por ju intereson siguria e munguar e fëmijëve të tyre.
Në fund apelojmë deri te BDI, rrini të qetë, humbja në këto zgjedhje nuk do të thotë edhe fundi botës, mos e merrni edhe aq tragjike, sepse do të bëhet më mirë, shqiptarët gjithmonë kanë jetuar më mirë kur ju keni qenë larg pushtetit!" përfundon reagimi i PDSH-së. /Portalb

Komento

loading
loading
loading