Maqedoni - Lajme

Bislimi demanton SHBSH-në: Shqiptarët të përfaqësuar mbi 30%

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi hedh poshtë akuzat e SHBSH-së për përfaqësimin jo real të shqiptarëve në programin e veprimtarisë botuese

D. Z.     ( lexuar 387 herë )     Shkup 15:25 22.01.2013
Bislimi : mbi 30% janë tituj në gjuhën shqipe

Bislimi : mbi 30% janë tituj në gjuhën shqipe

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi hedh poshtë akuzat e SHBSH-së për përfaqësimin jo real të shqiptarëve në programin e veprimtarisë botuese. Ai tha se jo vetëm që është siguruar përqindja e cila u takon shqiptarëve në këtë rast, por ajo është tejkaluar.

“Ata menduan të konkurrojnë dhe të gjitha librat e tyre t’u kalojnë. Ndërsa sa i përket akuzave se nuk është bërë përfaqësim i drejtë dhe se nuk është ndarë përqindja e shqiptarëve, ajo nuk është e saktë se ajo përqindje ka kaluar edhe 30 % të librave shqiptarë, dhe tek të gjitha komisionet kemi përfaqësim të lartë të shqiptarëve”, tha për Portalb Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi.

Ai po ashtu demantoi numrin të cilin e lajmëroi Shoqata e Botuesve Shqiptar duke thënë se ai numër nuk është numri i vërtetë i titujve të cilët kanë kaluar në këtë projekt.

“Nuk është e vërtetë edhe se vetëm 88 libra prej 390 janë libra dhe tituj shqip. I kemi publikuar të gjitha temat në disa gazeta tjera, mund të shihni se janë mbi 100 tema në gjuhën shqipe, ndërsa bashkë me librat shkencorë të cilat po ashtu janë pjesë e këtij programi janë gjithsej 130 tituj”.

Ndërkaq dje, Shoqata e Botuesve Shqiptarë paraqiti kërkesat e saja deri tek Ministria e Kulturës dhe deri tek Ali Ahmeti, nga i cili kërkuan shkarkimin e Muzafer Bislimit nga detyra e Sekratarit shtetëror në Minsitrinë e kulturës, duke pretenduar se ai nuk e kryen funksionin e tij dhe se merret me ndarje jo profesionale të mjeteve.

Nga BDI nuk dhanë përgjigje në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj kërkesës së SHBSH-së për shkarkimin e Muzafer Bislimit./Portalb

Komento

loading
loading
loading