Qëndrime - Na shkruani

Dëshirat e fundit të Lekës së Madh

Duar bosh erdha në këtë botë,duar bosh po iki prej saj

    ( lexuar 889 herë )       14:55 05.04.2013
Shkruan: Kristjan Gj. Dukaj, foto: Leka i Madh

Shkruan: Kristjan Gj. Dukaj, foto: Leka i Madh

Leka i Madh i Maqedonisë është i njohur si udhëheqësi dhe pushtuesi ushtarak më i fuqishmi i botës antike. Para se t’i mbushte 30 vjet ai kishte pushtuar një perandori të tërë mbi 3,000 milje që shtrihej prej Greqisë e deri në Indi. U lind në vitin 356 para erës sonë në Maqedoni. Leka i Madh kishte mësues filozofin e dijetarin e madh me origjinë ilire të lashtësisë – Aristotelin.

Mirëpo,pasi kishte pushtuar shumë mbretëri ai po kthehej ne vendin e tij. Gjate rrugës u sëmur rende,një sëmundje qe e çoi ne shtratin e vdekjes. Dale nga dale filloi dhe frika për vdekjen ku Leka e kuptoi se e gjithë pasuria,të gjitha fitoret dhe e gjithë ushtria e tij tani më nuk kishin asnjë vlerë. I mungonte shtëpia e tij,fytyra e nënës që mezi priste ta shihte he ti jepte lamtumirën e fundit. Por gjithashtu e kuptonte fatin e hidhur,që sëmundja nuk do ta linte të arrinte në atdhe. Kështu,fitimtari madhështor,ra përmbys dhe alivanosur,duke pritur i pashpresë të jepte frymën e fundit. 

Thirri gjeneralët e tij dhe u tha : “Shumë shpejt do largohem nga kjo botë. Kam tre amanete dhe ju lutëm a mund ti çoni në vend?” Me lotët që u rridhnin nëpër faqe gjeneralët dhanë betimin se do ti çonin në vend amanetet e mbretit të tyre.

Amaneti im i parë është –Kur të vdes dua që arkivolin tim ta mbajnë vetëm mjekët e mi. Pasi pushoi pak dhe mori fryme thellë vazhdoi: Së dyti dua që kur arkivoli im të transportohet për në varr,rruga që çon deri tek varrezat të shtrohet me arin,argjendin dhe gurët e çmuar që kam mbledhur në thesarin tim. Pasi e tha dhe dëshirën e dytë,mori frymë përsëri dhe shikoi përreth. Shtrëngoi nofullat dhe tha : Dëshira ime e tretë dhe fundit është që duart e mia të lihen të varura jashtë arkivolit. Njerëzi e mbledhur rreth tij u çuditën me dëshirat e mbretit të tyre dhe të gjithë shikonin njëri tjetrin. Asnjëri nga ata nuk mori guximin që ta pyeste pse kështu,pse këto dëshira? 

Gjenerali  që e kishte mbretin shumë për zemër,u afrua pranë mbretit dhe i tha : O mbreti ynë i dashur,të gjitha këto do ti plotësojmë,por pse këto dëshira kaq të çuditshme? Duke dëgjuar këtë Leka i Madh mori frymë thellë dhe u përgjigj: Dua që bota të dëgjojë tri mësimet që unë kam mësuar. 

Dua që arkivoli im të mbahet vetëm nga mjekët,që populli ta kuptojë se asnjë mjek në këtë botë nuk mund të shërojë dikën gjithmonë. Ata janë të pafuqishëm dhe nuk mund të shpëtojnë asnjë njeri nga klithmat e vdekjes. Dëshira e dytë e shtruarjes së rrugës me arë,argjend dhe gurë të çmuar është vetëm për ti treguar botës që të gjithë atë që e fitova këtu,asgjë nuk do të marr me vete. Le ta marrin vesh njerëzit së të rendesh pas pasurisë nuk është asgjë tjetër vetëm humbje kohe. Sa i përket dëshirës së tretë,që duart e mia të varën jashtë arkivolit,dua që njerëzit ta kuptojnë se duar bosh erdha në këtë botë dhe duar bosh po iki. I tha këto fjalë,mori frymë thellë,shikoi gjeneralin të lotuar,buzëqeshi dhe vdiq.

Disa pjesë janë marrë nga libri: “Zjarre nga Qielli” nga Mary Renault
Pjesërisht e shkëputur nga shkrimet e JC Pinkerton-it
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja Meriton Muriqi

Komento

loading
loading
loading
Bootstrap 3.1.0 - Modal Demo