Maqedoni - Kronika e zezë

Strugë, bie nga kati i dytë duke punuar

Sipas informacioneve nga Klinika e traumatologjisë në Shkup, i aksidentuari L.D, ka pësuar lëndime në boshtin kurrizor

    ( lexuar 536 herë )     Strugë 14:26 05.08.2012
Sipas informacioneve nga Klinika e traumatologjisë në Shkup, i aksidentuari L.D, ka pësuar lëndime në boshtin kurrizor

Sipas informacioneve nga Klinika e traumatologjisë në Shkup, i aksidentuari L.D, ka pësuar lëndime në boshtin kurrizor

Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt privat në fshatin Ladorishtë, është aksidentuar i riu L.D. nga fshati Shum i Strugës, duke rënë nga kati i dytë i objektit me ç'rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Menjëherë është dërguar në Spitalin e traumatologjisë dhe ortopedisë “Shën Erazmo” në Ohër, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, mirëpo për shkak të seriozitetit të lëndimeve urgjentisht është transportuar për në Klinikën e traumatologjisë në Shkup, ku i është nënshtruar intervenimeve kirurgjike.

Sipas informacioneve nga Klinika e traumatologjisë në Shkup, i aksidentuari L.D, ka pësuar lëndime në boshtin kurrizor, por tani për tani është jashtë rrezikut për jetë

Komento

loading
loading
loading