Maqedoni - Kronika e zezë

Aksion i madh policor në Maqedoni, 17 të arrestuar

Grupi në mënyrë ilegale ka futur cigare nga Shqipëria dhe Kosova dhe i kanë ruajtur në Shkup, por edhe në një depo të improvizuar afër kufirit Maqedoni - Bullgari

B. S.     ( lexuar 1020 herë )     Maqedoni 12:24 24.06.2013
Foto ilustrim

Foto ilustrim

Në aksionin e madh policor i cili është kryer në mëngjes në tërë Maqedoninë, janë arrestuar 17 njerëz. Të arrestuarit janë banorë të Tetovës, Shkupit, Strumicës, Berovës, Dellçevës dhe prej disa vendeve më të vogla në Maqedoni.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një polic i punësuar në policinë kufitare. Të arrestuarit janë të dyshuar për kontrabandë të organizuar gjatë tre viteve të fundit. Grupi në mënyrë ilegale ka futur cigare nga Shqipëria dhe Kosova dhe i kanë ruajtur në Shkup, por edhe në një depo të improvizuar afër kufirit Maqedoni - Bullgari.

Jo zyrtarisht, tek disa prej të arrestuarve është gjetur marihuanë, cigare dhe kutia me Red Bull. /Portalb

Komento

loading
loading
loading