Nëpërmjet një aksioni gjithëpërfshirës rrugët e qytetit tëTetovës po pastrohen nga mbeturinat. Tashmë është pastruar hyrja e qytetit dhe aksioni po vazhdon në brendi të qytetit, ku aktualisht janë aktivizuar tre grupe punuese me orare shtesë dhe me punëtorë shtesë.
Aktualisht, grupi i parë po pastron në hyrje të qytetit, grupi i dytë po pastron në dalje të qytetit, respektivisht te stadiumi i qytetit dhe grupi i tretë te bulevardi “Ilinden”.
Në këtë aksion, me fuqi punëtore dhe me mjetet e veta është aktivizuar edhe njësiti i zjarrfikësve të qytetit, me qëllim që aksioni të zhvillohet me shpejtësi dhe efikasitet. Gjithashtu, edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve i janë përgjigjur apelit të komunës dhe i janë bashkëngjitur këtij aksioni gjatë pastrimit para shtëpive dhe dyqaneve të tyre afariste. Ky aksion i NPK-“Tetova” do të vazhdojë deri në pastrimin e të gjitha pjesëve të qytetit./Portalb
Komento