Ditën e enjte Gjykata Themelore e Strugës do të shpallë vendimin përfundimtar ndaj të pandehurit Mynir Ismaili ndaj të cilit rëndon akuza për djegien e flamurit shtetëror të Maqedonisë, vepër e konsumuar më 23 janar të këtij viti përpara godinës së komunës së Strugës .
Fjalën përfundimtare në këtë seancë e mbajti edhe pala akuzuese e cila kërkoi që ndaj të akuzuarit të procedohet sepse ai me veprimin e tij ka kontribuar në nxitjen e urrejtjes ndërnacionale, ndër-fetare dhe kundër simboleve.
Ndërsa pala mbrojtëse hodhi poshtë këto akuza dhe potencoi se Mynir Ismaili nuk ka pasur tendenca të tilla por veprimi I tij erdhi si rezultat i provokimit nga ofendimet e shqiptarëve nëpër arenat sportive sidomos gjatë kohës që zhvillohej Kampionati Evropian i Hendbollit, ku në mënyrë të vazhdueshme dëgjoheshin thirrje dhe parulla kundër shqiptarëve.
Pala mbrojtëse kërkoi që këto rrethana të merren parasysh dhe Mynir Ismaili të lirohet nga këto akuza dhe të shpallet i pafajshëm. / Portalb
Komento