Maqedoni - Komuna

Dibër, tryeza pranë oxhakut ambient më i ngrohte për të festuar vitin e ri

Atmosfera festive ndjehej nëpër rrugët e qytetit, ku një numër i madh i qytetarëve furnizohen dhe blejnë produkte të shumta ushqimore për të përgatitur tavolinën festive me rastin e Vitit të Ri.

Arbana Qormemeti     ( lexuar 302 herë )     Dibër 14:21 31.12.2013
Dibër, tryeza pranë oxhakut ambient më i ngrohte për të festuar vitin e ri

Dibër, tryeza pranë oxhakut ambient më i ngrohte për të festuar vitin e ri

Qyteti i Dibrës e ndjen dhe e feston natën e ndërrimin e moteve. Atmosfera festive ndjehej nëpër rrugët e qytetit, ku një numër i madh i qytetarëve furnizohen dhe blejnë  produkte të shumta ushqimore për të përgatitur tavolinën festive me rastin e Vitit të Ri. 

Nëpër rrugët e qytetit nuk mungojnë edhe bredhat artificialë e Babagjysha të cilat shiten me të madhe për të qenë të pranishëm në shtëpitë e fëmijëve dibran.

Sa i takon organizimeve festive, në Dibër , në  natën e parë të fund vitit, organizim festiv  ka vetëm  Restorant  “Kolonja” një ambient i vogël, ku do të jetë i pranishëm këngëtari nga Struga, Selami Kolonja. Organizime tjera nuk do të ketë, por sipas traditës në ora 24 e gjithë rinia do të jetë në sheshin e qytetit, për të festuar me fishekzjarrë , minutat e para  të Vitit të RI 2014.

Afërdita Shahini, thotë se natën e parë të Vitit të Ri do ta festojë në shtëpi me familjen e saj. “Duke parë se në Dibër sivjet nuk ka asnjë organizim, më e mira është të festoj në shtëpi, me familjen time. Nuk ka atmosferë të dal diku tjetër” u shpreh ajo.

Shqipe Kolari, vlerëson gjithashtu se nata e ndërrimit të moteve do të jetë gjirin familjar

“Kam plot mërgimtarë nga Italia në Dibër, i kam kushërinj, këtu mungon organizimi festiv, ndaj vendosëm të kremtojmë në shtëpi. Natën e dytë do të vazhdojmë për në Strugë, atje ka restorante të bukura ku mund ta kalosh një natë të bukur”, u shpreh ajo.

Ylber Abdullau, profesor në shkollën të mesme vlerëson për Portalb: ”Në këtë shoqëri të degjeneruar  që na shkatërron dita ditës , lumturia e vetme na ka mbetur familja, prandaj dua ta festoj në gjirin familjar. Urime, suksese dhe dashtë Zoti të ndërrojnë trurin këta qeveritarë, veçanërisht tanët” u shpreh Abdullai.

Dibra sot ka edhe numër të madh të veturave pasi janë të pranishëm numër i madh i mërgimtarëve nga Evropa, për të kremtuar Vitin e Ri në atdheun e tyre.

Komento

loading
loading
loading