Maqedoni - Komuna

Lumejtë e ndotur në Dibër dëmtojnë edhe Shqipërinë

Sipas ekologjistëve nga komunat ndërkufitare, mbrojta dhe pastërtia e ujërave, ajrit dhe tokës është sa vjen dhe më e domosdoshme

E. Z     ( lexuar 1041 herë )     Dibër 13:25 02.12.2012
Lumi Radika i ndotur

Lumi Radika i ndotur

Lajme lidhur me temën

  • Nuk ka lajme lidhur me temën

Shoqatat ekologjike vlerësojnë se ndotja e lumenjve në Dibër, Radika dhe Drini i Zi si dhe Liqeni i Dibrës drejtpërdrejt i ndotin edhe ujërat nga ana tjetër e kufirit.

Sipas ekologjistëve nga komunat ndërkufitare, mbrojta dhe pastërtia e ujërave, ajrit dhe tokës është sa vjen dhe më e domosdoshme.

"Mbrojtja e biodiverzitetit nuk mund të realizohet nëse kjo nuk blëhet nga të dyja anët e kufirit", konsideron Gazmend Cami nga shoqata ekologjike e Dibrës "Deshat".

Andaj, Dibra dhe komuna e Peshkopisë nga Shqipëria i koordinuan aktivitetet e përbashkëta për mbrojtjen e biodiverzitetit të ambientit natyror në rajonin kufitar.

Në Konferencën rajonale, të mbajtur në Podgoricë të organizuar nga Qendra rajonale për ekologji QRE, me pjesëmarrje të komunave nga shtetet e Evropës Juglindore, u vlerësua se projektet kufitare për mbrojten e biodiverzitetit kanë një rëndësi të madhe dhe janë të domosdoshme në mbrojten  e mjedisit të jetesës në rajon.

Në kuadër të kësaj, Dibra si komuna  e vetme nga Maqedonia në Konferencë duhet të përgatitë një projekt të përbashkët me Peshkopinë.

"Dibra dhe Peshkopia ndajnë një qëndrim të përbashkët se urgjentisht është i domosdoshëm thellimi i bashkpunimit në mbrojtje  të biodiverzitetit të natyrës. Në këtë drejtim, mundësitë që të sigurohen mjete nga fondet evropiane janë të mëdha", thotë Ili Mirzo. /Portalb

Komento

loading
loading
loading