Gaza: Kapet rob ushtari izraelit

Pavarësisht armëpushimit 3 ditor të paralajmëruar nga të dy palët, Hamasit dhe Izraelit, kjo e fundit bëhet me dije se ka prishur armëpushimin, duke sjellë vetëm ditën e sotme mbi 60 palestinezë të vdekur. Në anën tjetër, ka rezultuar fatale edhe për shtetin hebre, pasi, sot, sëpaku dy ushtarë të saj janë vrarë dhe ka me dhjetëra të plagosur. Ajo që ka irrituar shtetin hebre, është kapja rob e një ushtari tjetër, që nga mediet e saj, bëhet fjalë për ushtarin, Hadar Goldin.
Kapja rob e ushtarëve izraelit është një çmim i lartë për qeverinë izraelite, pasi në këmbim të tij duhet të lirojnë mijëra të burgosur. Pak kohë më parë, ushtari hebre, Gilad Shalit i kapur rob nga Hamasi, u liria në këmbim të plot 1027 palestinezëve.

“Zgjohet” mbreti i Arabisë

Në një video të publikuar së fundi nga, Al Jazeera,  mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, ka reagur për ofenzivën në Gaza. Ai ka akuzuar komunitetin ndërkombëtar për heshtjen kundrejt shkeljeve të të drejtave njerëzore në Gaza. “Durimi në këto raste është i pajustifikueshëm,” shprehet ai.
Ai gjithashtu ka kritikuar edhe militantët muslimanë, që përkundër mësimeve islame, vrasin njerëzit pafajshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button