Izraeli prish armëpushimin

Ushtria izraelite ka prishur arëmpushimin 72-orësh, që u arrit të premten me Hamasin, pasi ka paralajmëruar popullin në Gaza se do të vazhdojë opracionet ushtarake.

Pak orë pas fillimit të armëpushimit, ushtria i ka njoftuar banorët e Gazas që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Burimet palestineze kanë thënë për BBC-në se së paku tetë persona janë vrarë nga një sulm i Izraelit në Gaza. Izraeli ka njoftuar se i është kundëpërgjigjur një sulmi me raketa nga Hamasi.

Që nga fillimi i konflikteve kanë vdekur 1 mijë e 460 palestinezë, shumica civilë ndërsa nga ana e izraelitëve kanë vdekur 63 njerëz, shumica ushtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button