Desperadosat e nëntëdhjetave

Fjala “desperado” rrjedh nga gjuha spanjolle që nënkupton një person pa shpresë , nëse thellohemi më tepër në kuptimin e kësaj fjale , sinonim i “desperado” janë fjalët bandit, kriminel , gangster. Fjala Desperado mund edhe të na përkujton titullin e filmit Desperado e vitit 1995, ku rolin kryesor e luan Antonio Banderas, në rolin e një mariachi i cili kërkon hakmarje ndaj një krimineli i cili ia vrau të dashurën e tij. Sikur përkthimi i filmit që nënkupton person pa shpresë, edhe shqiptarët e Maqedonisë ishin të pa shpresë gjatë të nëntëdhjetave.

Ku do që të shkosh në botë , shqiptarët kanë reputacion jo të mirë. Veçse në Turqi. Sot shqiptarët të cilët jetojnë në Turqi, fatkeqësisht të asimiluar aspak nuk po e njollosin emrin e shqiptarëve në përgjithësi. Ky rezultat vjen ngase politika e atëhershme e detyroi inteligjencën shqiptare të largohet nga shteti, dhe sot ajo inteligjencë po jeton dhe vepron në Turqi, dhe shteti Turqisë po krenohet nga ata njerëz. Një pakicë e vogël e inteligjencës që mbetën këtu vendosën të marrin poste. Posti merrej si garancë që të mbyllet goja.

Të kaluarën duhet ta përmendim për arsye se e kaluara po e mishëron të tashmen tonë. Në vitin 1991 Maqedonia mori pavarësinë por shqiptarët çfarë fituan nga ajo pavarësi ? Shqiptaret fituan postin e ambasadorit të Francës, shqiptari bëhet ambasador i dërguar në Francë. Pikërisht ai shqiptar sot është akademik në Akademinë e Arteve dhe Shkencave. A thua si u bë e mundur që politika fashizoide e Gligorovit në shtetin e sapo formuar të dërgon një shqiptar ambasador në një shtet aq të fuqishëm si Franca. Si është e mundur që sot një akademik të jetë më i qetë se sa një fëmijë i vogël pikërisht në kohën kur shqiptarët kanë nevojë për mendime dhe përkrahje intelektuale. A thua posti i atëhershëm i ambasadorit dhe posti i sotshëm i akademikut kanë ndikuar në mbylljen e gojës së Luan Starovës ?

Vitet e nëntëdhjeta janë shumë të rëndësishme si për shtetin tonë ashtu edhe për shqiptarët në veçanti. Në fillim të nëntëdhjetave shqiptarët formuan partinë e parë shqiptare dhe ka mesi i nëntëdhjetave u formua dhe partia e dytë. Për modernistët gjithçka e re duket e mirë, njëjtë edhe për shqiptarët çdo parti e re duket shpresë e mirë për ardhmërinë e tyre. Në atë kohë shqiptarët nuk ishin modernistë, për arsye se partitë e formuara në atë kohë u pritën krahë hapur dhe me gëzim. Ishte koha kur shqiptarët votonin partinë e jo liderin e partisë. Më mirë shqiptarin se sa Maqedoninë edhe pse kishte raste që dilnin nga kopeja vetëm e vetëm për tu bërë ambasador.

Politika e udhëhequr nga liderët politik të nëntëdhjetave ishte një grusht i pamëshirshëm sidomos për shqiptarët e Shkupit. Politika e atëhershme dhe liderët e saj aspak nuk kërkonin bashkëpunim me intelektualë të Shkupit, Ata kërkonim bashkëpunim me desperadosat e Shkupit.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte se desperadosat ishin njerëz të cilët kërkonin vetëm fuqi (jo intelektuale) por fuqi me plot kuptimin e fjalës. Desperadosat e Shkupit ishin të pashkolluar me mbështetje të fortë nga krerët politik shqiptarë , ata nuk ishin njerëz të cilët kërkonin poste , ministra, drejtorë e të tjerë për atë arsye sot shqiptarët e Shkupit nuk kanë kuadro me përvojë të hershme institucionale. Politika e atëhershme po të bashkëpunonte me intelegjencën shqiptare të Shkupit sot shqiptarët e Shkupit në përgjithësi do të ishin më të vetëdijesuar intelektualist dhe aspak nuk do lejonin punësimet e tyre të bëhen nëpër institucione duke qëndruar në shtëpi.

Shqiptarët ende po vuajnë politikisht dhe institucionalisht nga ish bashkëpunimi i atëhershëm politik me njerëz të pashkolluar. Nga ai bashkëpunim fituan vetëm desperadosat e aspak qytetarët shqiptarë të Shkupit. Të rinjtë e diplomuar por të pashkolluar po frymëzohen nga ajo politikë e atëhershme, ata po bëhen përtacë dhe ëndërr e tyre është bërë vendi i punës e jo puna. Burimi i përtacisë së rinisë së sotme, burimi i vetëdijes se vagabondllëku duhet përkrahur i takon udhëheqjes së politikës shqiptarë gjatë të nëntëdhjetave.

Lajme të ngjashme

Back to top button