Protestat për Gazën ishin zyrtare dhe para xhamisë

Është për tu habitur fakti që institucioni më i lartë fetar në Maqedoni, Bashkësia Fetare Islame prononcohet kundër protestatve kundër dhunës në Gaza dhe mbi “keqpërdorimin” e xhamive.

Prandaj përgjigjen time do ta jap nëpërmjet pyetjeve publike:

Cilët ishin ata që protestuan dhe u mblodhën para xhamisë “Murat Pasha”? A ishin ata anonim, ku u mblodhën dhe cili ishte mesazhi i tyre?

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, detyrohem të japim një sqarim:

Protesta ishte organizuar në përkrahje të popullit palestinez dhe kundër masakrave të kriminelëve çifut. Organizimi i protestave ishte zyrtare me Këshill Organizativ i përbërë nga shoqata joqeveritare,

Nisma e protestave ishte nga vende të ndryshme , por vendtakimi ishte paraparë në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”, e jo në oborr të saj. Çdoherë takimet bëhen në vende më të gjëra publike, para ndonjë objekti të njohur (përmendore,xhami apo institucione tjera zyrtare), njëjtë kështu ka qenë edhe ftesa zyrtare e publikuar në rrjett sociale nga shoqata “Klubi Elita” .

Institucioni më i madh fetar në Maqedoni, më tepër duhet të shprehë dhimbje dhe kujdes për mesazhin e protestës se sa për vendin e mbldhjes së saj.

Ku ishte ajo të ngrej zërin kundër masakrave në Gaza, kundër dhimbjes së popullit palestinez e filluar që nga fillimi i,Ramazanit, kundër vrasjes së qindar grave dhe fëmijëve.

Prandaj,shoqata “Klubi Elita” në bashkëpunim me disa shoqata tjera e realizoi këtë Marsh të Paqes, për të dhënë mesazhin e saj:

Mesazhi ishte i qartë: ata të cilët pohojnë se kanë qenë viktima të holokaustit, sot ata po e përsërisin ate, port ash në rolin e kriminelëve, ndërsa viktimë është populli palestinez i cili mbi 70 vjet po jeton në kampin më të madh të krijuar nga çifutët, e ky kamp quhet Palestinë. Prandaj, mesazhi ynë ishte t’i tregohet botës së civilizuar se në Gaza po ndodhin masakra mbi popullin e pafajshëm palestinez, dhe me vetëdije se ne me këtë nuk mund t’i ndihmojmë shumë gjendjes së tyre, sëpaku të tregojmë se jemi në anën e të shtypurve, në anën e Gazës,

Prandaj, në vend që të kritikohen organizatorët, qytetarët paqedashës duhej t’i bashkangjiten këtij Marshi të Paqes për mbështetjen e popullit palestinez.

Mubekir  Palloshi

Anëtar i Kryesisë së shoqatës qytetare “Klubi Elita”

Lajme të ngjashme

Back to top button