Update: Vritet një vjedhës në argjendarinë e Dibrës, katër të plagosur

Update: 15:43 – Dy nga të plagosurit janë dërguar për në Spitalin e Shkupit, pasi kanë pasur lëndime të rënda trupore. Bëhet fjalë për  shitësin dhe vjedhësin, njoftojnë nga policia për Portalb.

 

15:12 – Sipas portalit, Dibraime, nga të dhënat akoma të paidentifikuara mësohet se kanë qenë 5 grabitës ku kanë arritur të vjedhin reth 18kg flori dhe  kanë qenë të armatosur. 

15:00 – Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Blatë të Dibrës nuk është mbyllur, siç mëson Portalb.mk, nga burime të mirinformuara.

Sot rreth orës 13.00, sipas raportimeve fillestare të cilat janë edhe jozyrtare, një nga hajdutët të cilët kanë qenë të veshur me maska duket tentuat të vjedhin argjetarinë “Erebara”, është vrarë në vendngjarje, kurse të tjerë janë lënduar.

Mes të lënduarve është edhe pronari i argjendarisë, Mexhit Erebara, potencon një qytetar, S.O., për portalin Portalb.

Edhe dy persona tjerë flitet se janë lënduar, por tani për tani nuk jepet informacion se për kë bëhet fjalë, për vjedhës apo punonjës në argjendari.

Identiteti i personit tjetër të plagosur është Agron Cami, që ka qenë rastësisht në vendngjarje.

Së shpejti pritet të dalë me prononcim për këtë ngjarje të rëndë edhe policia.

Filtet se vjedhësi është shtetas i Shqipërisë. Në Dibër rastet e vjedhjeve janë mjaft të shpeshta për shkak edhe të vendit kufitar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. me vjen keq por dua te ju them qe nuk eshte e vertete lajmi nga policia qe vjedhesi i argjedarise eshte derguar ne spital , un jam ne spital dhe ketu eshte sjell pronari i argjedarise dhe nje kalimtare i rastit .

Back to top button