20 kufizime të çuditshme në vende të ndryshme të botës

Ka disa vende të cilat kanë disa kufizime apo ndalime që janë shumë të çuditshme.

Ndonjëherë, ato ngelin thjesht si rregulla morale që çdo person mund apo nuk mund t’i zbatojë, sipas dëshirës, pa u penalizuar, ndërsa në disa raste të tjera, nga “ndalime”, kthehen në veprime antiligjore.

Ja cilat janë disa prej tyre:

1. Gjermani, është e ndaluar të udhëtosh me pak benzine në autostradë

2. Singapor, është e ndaluar të përtypësh çamçakëz

3. Portugali, është e ndaluar të urinosh në oqean

4. Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të ndaluara manifestet publike të dashurisë

5. Barcelonë, është e ndaluar të ecësh nëpër rrugë me kostum banje

6. Capri, është e ndaluar të veshësh çorape me ngjyra të theksuara

7. Venecia, është e ndaluar të hash mish pëllumbi

8. Francë-Angli, është e ndaluar të puthesh në stacione treni dhe aeroporte

9. Zvicër, është e ndaluar të përdorësh shkarkuesin e WC-së pas orës 22.00

10. Holandë, ndalohet duhani në lokale, por jo mariuana

11. Angli, është e ndaluar që gratë të hanë çokollata në mjetet e transportit publik

12. Itali, është e ndaluar të hapësh gropa, apo të ndërtosh kështjella në rërë nëpër plazhe

13. Moskë, është e ndaluar të udhëtosh me makinë të ndotur

14. SHBA, është e ndaluar që personat me mustaqe të puthen në vende publike

15. Kaliforni, është e ndaluar të konservosh aragosta

16. Australi, është e ndaluar të veshësh pantallona me ngjyrë të kuqe pas orës 24 të së dielës

17. Miami, është e ndaluar të imitosh kafshët

18. Israel, është e ndaluar të prekesh hundën

19. Qipro, është e ndaluar të pish ujë në timon

20. Tailandë, është e ndaluar të shkelësh monedhën vendase.

Lajme të ngjashme

Back to top button