Qeni që zbuloi 500 raste me kancer

Ëndrra e Dr. Claire Guest ishte t’i përdorte qentë për të zbuluar shenjat e hershme të kancerit. Claire, një psikologe që studion sjelljen e kafshëve, ishte e bindur se kafshët mund “të nuhasin” qelizat kancerogjene që emetohen nga lëkura, urina, madje edhe frymëmarrja.

Kërkimi i saj i parë, i botuar pesë vite më parë, ka treguar se qentë mund të trajnohen për të dalluar kancerin. Prej asaj kohe, saktësia e dallimit të kancerit nga qentë është rritur në masën 73%.

Mirëpo një nga pengesat ishte se nuk mund të merrej nga një qen për çdo laborator, ndaj Claire vendosi që të krijonte një grup qensh që mund ta bënin “zbulimin” pa pasur kontakt direkt me pacientin.

Një nga qentë “e talentuar” që zbuloi ajo ishte Daisy, e cila, në praninë e saj, filloi të bënte një sjellje të çuditshme. Pas disa ditësh, Claire zbuloi se ishte me kancer. Deri më sot, Daisy ka nuhatur mbi 6000 mostra urine dhe ka dalluar më tepër se 551 raste me kancer, me një saktësi diagnostikuese prej 93%.

Claire ka hapur një strehë bamirësie “Qentë diagnostikues” (Medical Detection Dogs), në të cilën jetojnë 12 qen dhe që “punojnë” nga e hëna në të premte. Të gjithë ata janë të trajnuar në nuhatjen e mostrave të urinës nga njerëz me kancer dhe shpërblehen kur bëjnë diagnostikim të saktë.

Lajme të ngjashme

Back to top button