Parashikoi tragjeditë ajrore, shkatërrimin e BRSS-së, BE-së, dhe Rusinë si lider i botës!

Astrologu më i famshëm rus, Pavel Globa, ka parashikuar tragjeditë e aeroplanëve. Më 2009 ai ka thënë se viti 2014 duhet të jetë viti kur duhet të shmangen fluturimet.
Globe parashikimet e para i bëri në vitet ’80 të shekullit të kaluar, kur tha se “BRSS do të shpërbëhet dhe në verën e vitit 1991, në rrugët e Moskës do të ketë tanke”!

85 për qind e parashikimeve të tij të bëra më parë janë përmbushur deri më sot.

Kriza ekonomike, e cila do të zgjatet deri në vitin 2020, do të caktojë hartën gjeopolitike të Botës. SHBA-të i presin ditë të vështira, ndërsa Ukraina dhe BE nuk do të ekzistojnë.

“Dy vitet e ardhshme do të jenë të vështira për dollarin, edhe pse rënia e valutës amerikane ende nuk do të ndodhë. Koha më e vështirë e dollarit do të jetë më 2017-2018. Dollari do të zhvlerësohet krejtësisht, kartëmonedhat do ngjiten mbi mure në tualete dhe nuk do të dinë se çfarë do të bëjnë me to. Në këtë kuptim, euro është valuta më e besueshme”, thotë Globa, transmeton Telegrafi.

Në vend të Bashkimit Evropian do të shfaqen disa unione tjera. Vendet skandinave dhe vendet baltike do të formojnë Aleancën Veriore, ndërsa Franca, Italia dhe Spanja do të bashkohen në aleancë e Evropës së Jugut. Bashkimi Evropian ndoshta do të mbijetojë si formacion, por vetëm në letër.

Deri në fund të vitit 2020, të gjitha shtetet do të përjetojnë kohë të vështira, por në fund Rusia do të jetë perandori e fuqishme dhe lider i ri botëror.

Në fund të vitit 2020, njerëzimi do të përshëndetet nga kriza, që do të njihet si “Depresioni i dytë i madh”.

Duke vlerësuar fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë teknogjenike, Pavel Globa tha se 2014 do të jetë vit i rrezikut në rritje, ndërsa kishte paralajmëruar për fluturimet ajrore.

“Ma shumë gjasa në korrik e gusht duhet të presim një valë të aksidenteve ajrore, kështu që unë do të këshilloja që të përmbaheni nga fluturimet – në të gjitha drejtimet. Në dhjetor dhe janar 2015 do të rritet rreziku nga tërmetet, sidomos në ujërat e Paqësorit”!

Lajme të ngjashme

Back to top button