Nesër më në fund del Mac Book Pro 2014

Sot gjatë ditës sërish është folur për modelin e ri të MacBook Pro 2014, dhe është thënë se ky model i ri i MacBook do të vijë me një numër përditësishmesh dhe risish, në krahasim me modelin ekzistues.
Sipas MacRumors thuhet se kompania Apple nesër (më 29 korrik) do ta bëjë lansimin e MacBook Pro 2014 me ekranin Retina.

Në raportet e kaluara kemi dëgjuar disa detaje mbi specifikat e mundshme për versionin e ri 15 inç të MacBook Pro 2014, dhe tani duket se Apple gjithashtu do ta shtojë edhe një model tjetër në këtë linjë, i cili do të vijë me madhësinë e ekranit prej 13 inç, edhe pse ende nuk është dhënë ndonjë specifikë konkrete për këtë version.

Në modelin e ri të laptopit të Apple- MacBook Pro me 15” pritet të jenë tri opsione të procesorëve, që përfshijnë procesorin e Intel, Core i7 2.2GHz, atë me 2.5GHz dhe opsionin e tretë me 2.8GHz.

Modeli aktual i MacBook Pro vjen me 8GB RAM, ndërsa modeli i ri do të vijë në minimum me 16GB, ndërsa maksimumi do të jetë 32GB. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button