BDI nuk njeh presidentin, por do të marre pjesë në Këshillin e Sigurimit

BDI ka bërë të qartë sot qëndrimin e saj në raport me çështjen e përbërjes së re të Këshillit Republikan të Sigurimit.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi tha për Aktuale.mk se, pavarësisht nga bojkoti shqiptar ndaj zgjedhjes së presidentit Gjorge Ivanov, Presidenti si institucion duhet të respektojë vullnetin e shqiptarëve, si komunitet i dytë më i madh në Maqedoni.

“Institucionet e shtetit nuk mund të jenë peng i jo legjitimitetit të presidentit aktual, i cili është zgjedhur pa vullnetin e shqiptarëve. Përfaqësimi i shqiptarëve në këto institucione (Këshilli i Sigurimit) duhet të ketë legjitimitet të plotë nga shqiptarët dhe të jetë në përputhje me vullnetin e tyre të shprehur në zgjedhje të lira demokratike”, tha Grubi.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. BDI është një Prostitutë apo Kurvë që e ndryshon mendimin sa her që asaj ja risin Çmimin, sa po ju paguajn tash dhe çfar sherbime po i ofroni maqedoncave?

  2. Shqiptarce kesaj i thone “Hem me dhemb,hem me djeg”.Qe te kerkosh dicka qe e ke perbuzur gjate gjithe kohes qe ke bere fushate politike pikerisht per zgjedhjen e presidentit,i cili eshte ne krye te organit te Keshillit te Sigurimit,per mendimin tim eshte si te luash kukafshehtas,kesaj i thone te spekullosh si parti me te drejten e shqiptareve per te marre pjese ne organet vendim-marrese te Maqedonise dhe te besh nje loje “te kote” politike, qe nuk mund te kete vlera si per vete partine ashtu dhe per vullnetin e lire te shqiptareve,duke bere nje loje politike e “ka kush e ka”.Mjaft me keto lloj parodish duke bere politike anakronike qe nuk i con as partine e BDI dhe as shqiptaret si popull me te drejta kushtetuese te plota ne rrugen e duhur per t’iu bashkuar BE drejt se ciles Maqedonia kerkon te integrohet.

Back to top button