Gaza: Hamasi vendos kushtet e armëpushimit

Shefi i grupit islam, Hamas, Chalid Mashaal, në një dalje publike në Doha të Katarit, ka vendosur kushte të qarta të armëpushimit. Ai bëri me dije se vetëm nëse lirohen të burgosurit e fundit palestinez, si dhe me dhënien fund te bllokadës në Gaza, do mund të shqyrtohet armëpushimi, transmeton Portalb.
“Të gjithë na thonë të nënshkruajmë armëpushimin dhe më pas të flasim mbi të drejtat tona, por ne u themi, njëherë zbatoni të drejtat tona e më pas flasim për armëpushimin,”  tha mes tjerash Chalid Mashaal.

Së fundmi edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka vizituar Tel Avivin për të detyruar palët për një armëpushim, por deri më tani pa sukses.

Deri më tani numri i të vrarëve palestinezë, ku shumica janë gra e fëmijë, ka kaluar shifrat e 700, ndërsa vetëm 34 izraelitë kanë ndërruar jetë, prej të cilëve 32 ushtarë.

Protestave në Francë u bashkëngjiten edhe deputetët

Përkundër ndalimit me ligj të protestave pro-palestineze në Francë, dita e Mërkurë ka mbledhur deri në 25.000 protestues pro-palestinezë në kryeqytetin francez, Paris. Në komunën veriore të Parisit, Sarcelles, i është vënë zjarri edhe një objekti hebre nga ana e protestuesve.

Çudia ka ndodhur se në protestat e fundit në Francë, krahas emigrantëve muslimanë, kanë marrë pjesë edhe politikanë të rëndësishëm, si Dominique Voynet, ish ministri i ekologjisë; Jean-Luc Melenchon, zëvendësi i partisë së majtë franceze, si dhe shumë deputetë tjerë.
Protesta të ngjashme ka pasur edhe në Toulouse, Lyon, Lille dhe Reims./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button