Listeria merr edhe një viktimë në Maqedoni

Mbrëmë pacientja me meningoencefalit listerioz, që një kohë më të gjatë është mjekuar në repartin për kujdes intensiv në Klinikën për sëmundje infektive – Shkup, ka ndërruar jetë kumton Ministria e shëndetësisë.

Bëhet fjalë për paciente të moshës 55 vjeçare që hyn në grupin e rrezikshëm të pacientëve për shkak të sëmundjeve kronike. Ky është personi i katërt i vdekur nga bakterja listeria në Maqedoni.

Pacientja siç thuhet, ka qenë e hospitalizuar më 7 qershor në repartin për kujdes intensiv në Klinikën për sëmundje infektive me kokëdhembje, vjellje temperaturë të lartë dhe tjera simptome, të cilat kanë filluar një javë para pranimit në klinikë. Menjëherë është filluar me tretmanin me terapitë e nevojshme.

Ka pasur përmirësime të gjendjes së saj shëndetësore, por gjatë ditës së djeshme përnjëherë ka filluar ti përkeqësohet gjendja me ndalje të zemrës edhe përkrah masave të ndërmarra për mjekim intensiv, ku gjatë natës i është përkeqësuar gjendja edhe më shumë dhe është konstatuar vdekje.

Në klinikën për sëmundje infektive për momentin nuk kanë pacientë të hospitalizuar me listeria, ndërsa dukshëm është përmirësuar dhe është stabile gjendja shëndetësore e foshnjës e hospitalizuar në repartin për neonatologji pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button