OPS: Zotëri Dugolli, reagoni!

Argjend Softolli, shef i opozitës në këshillin e studentëve të fakultetit filozofik reagon në lidhje me mos funksionalizimin  e Këshillit Studentor në Universitetin e Prishtinës.
Reagimi i plotë:

Organizata Opinioni i Pavarur Studentor (OPS) ka 6 ulëse në Këshillin e Studenteve dhe ne tërësi opozita i ka 10 ulëse, ndërsa pozita ka 11 ulëse. Ne si grup pjesëmarrës aktiv në këshill duam të reagojmë  në mos funksionalizimin  e Këshillit Studentor. Deri në këto zgjedhje  ky këshill ka qenë pa kryetar sepse kryetari jetonte dhe vepronte  në Shqipëri gjë që e bënte tërësisht jo funksional këtë këshill. Për më tepër, dëshirojmë të themi që me këshillin studentor ka menaxhuar Organizata studentore ku udhëheqësit e saj janë në burg për korrupsionin e instaluar ne UP!
Ne po ashtu reagojmë për afërsinë e madhe që ka dekani, z.Bujar Dugolli me këta njerëz. Ai gjatë zgjedhjeve studentore i ka bere një fushatë te hapur organizatës “Lista studentore Reforma”, duke i shtyrë studentët për të votuar atë (LSR-në) ne fakultetin filozofik.
Anëtarët e këshillit që janë ne pozitë përdorin emrin e dekanit si pretekst për ngritje të notave të studentëve  gjë që është antiligjore, madje ky këshill tashmë ka dalë edhe me një deklaratë se ka anketuar studentet e fakultetit filozofik për situatën në fakultet dhe për mungesën e profesorëve.
Ne si grup parlamentar as që kemi qenë të njoftuar për këtë dhe ata kinse kanë arritur të nxjerrin rezultate për  mungesën profesorëve, kënaqshmerinë e studentëve me një numër të vogël anketash,  përafërsisht 350 anketa kurse Fakulteti filozofik ka mbi 2000 studentë.
Kjo përveç qe e bën joprofesional studimin, por edhe pa kredibilitet. Pikërisht pas këtyre zgjedhjeve anëtarët e këshillit që janë në pozitë kanë filluar të kërcënojnë anëtarët dhe bashkëpunëtorët e OPS-së në Fakultetin filozofik me fjalët se dekani ka thënë se do t’iu hakmerret .Ne si OPS e kemi informuar dekanin për këto zëra dhe s’kemi marrë asnjë reagim nga ai.
Ne si organizata me e madhe studentore  në UP, dhe si organizata e dytë ne Fakultetin filozofik i bëjmë thirrje dekanit z.Dugolli që të merret  me këtë rast dhe se mos të lejojë qe ky institucion ta humb imazhin e një institucioni ku merret dije, e jo te thuhet se aty ka “bossa”. Pasi që ne i jemi drejtuar në mënyrë institucionale dekanit për këto çështje dhe nuk ka marrë masa, ne shumë lehtë si organizatë qysh në tetor mund të dalim në hyrje të fakultetit me mbi 400 student që na kanë votuar  dhe të protestojmë, madje edhe të kërkojmë dorëheqjen e tij për shkak të keqmenaxhimit  me fakultetin filozofik!

Lajme të ngjashme

Back to top button