UNË NUK KRIJOJ FAT MBI FATKEQËSINË E RASTIT “MONSTRA”

Shqiptarët e Maqedonisë, të gjithë ata që nuk janë në njëmendësi me udhëheqësit e partisë shqiptare në pushtet,kanë rënë në hall të vërtet :

  • Të përkrahin thirrjen e familjarëve të rastit “Monstra” për protesta popullore, me çka do të dëshmonin që njerëzimi dhe vëllazërimi kombëtar nuk ka humbur dhe se shqiptarët dijnë që në ditë të vështira të jenë pranë njëri-tjetrit.
  • Apo, në anën tjetër, të dëgjojnë këta “udhëheqës” qeveritar dhe të marrin anën e atyre që ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Nuk do shumë mend të kuptohet që,  shqiptarët si popull me traditë dhe kulturë më të lashtë në Ballkan, në asnjë verzion logjik dhe moral nuk do të merrnin anën e qeverisë maqedonase, të atyre gjuha e të cilëve 25 vitet e fundit është padrejtësia dhe dhuna sistematike ndaj shqiptarëve.  Këtë logjikë morale është dashur t’a pasojnë edhe udhëheqësit e partive shqiptare dhe që ditën e parë t’i bashkangjiten popullit në rrugë dhe të evitojnë çdo “mundësi” që dikush politikisht të përfitoj nga protestat popullore.

Fatkeqësisht, pengesa më e madhe e këtyre protestave popullore u paraqitën “pushtetarët” shqiptarë në qeverinë maqedonase të dhunës. Ata, që alfa dhe omega e kanë interesin personal të vetin dhe të një grupi skajshmërisht të koruptuar,  ata që është dashur që një proces të tillë ta parandalojnë që nga dita e arrestimit, kur shqiptarët e pafajshëm u shpallën për vrasës dhe radikal islamik.

Ata,  po t’i kishin dhënë aq rëndësi shkakut të këtyre protestave , saqë i dhanë pengimit të tyre, deri sot të arrestuarit e rastit “Monstra” do të ishin pranë familjarëve të tyre, dhe as protestat nuk do të kishin pasur kuptim. Por, ja që në vend të realizimit të detyrës për të cilën kanë marrë votën e popullit, ata merren me pengimin e protestave dhe paragjykimet për qëllimet  e protestuesve.

Që të shërohen egot e sëmura të një oligarkie politike , po ua them troç: – As unë dhe as miqt e mij , nuk jemi edukuar që të krijojmë fat mbi fatkeqësitë e të tjerëve.

Në protestat e rastit “Monstra” , unë marr pjesë si qytetar por edhe si kryetar i një shoqate e cila 8 vite punon në shërbim të qytetarëve të Shkupit me rrethinë, dhe puna më e vogël  do të ishte që, sëpaku të përkrahim  familjarët e të dënuarve të pafajshëm.

Dhe doemos t’ia përcjelli një mesazh edhe atyre që frigohen se po ju rrezikohet pushteti i koruptuar dhe joshqiptar:

Nuk krijohen subjekte politike nga protesta të përkohshme, sepse subjektet  e tilla të cilat krijohet si pasojë e diçkaje të përkohshme prodhojnë jovlera dhe injorancë politike. Shkolla më e mirë për këtë ishte krijimi i një subjekti politik i dalur nga lufta disa mujore e 2001, i cili subjekt jo vetëm që shkeli mbi gjakun e dëshmorëve por ai edhe u zhyt në lotët e jetimëve dhe invalitët e luftës. Sot, shqiptarët e Maqedonisë po i vuajnë pasojat e atij subjekti të dalur nga etja për pushtet.

Që të krijohet një subjekt politik, nevojitet vizion dhe strategji afatgjate, nevojitet krijim i gjeneratave të reja të cilët nuk do të binin pre e joshjes dhe interesit personal apo grupor.  Nevojiten njerëz me vlera morale dhe dinjiitet kombëtar.

Një subjekti të ri i nevojiten njerëz të cilët i frigohen Zotit të Plotfuqishëm,  i Cili i sheh veprat e tyre edhe atëherë kur nuk i shohin njerëzit apo  nuk i kapin kamerat e shërbimeve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button