Shpirti i ëmbël

E kanë bërë me fjalë
Hëna edhe dielli,
Të na prishin lidhjen,
Me komandë nga qielli.

Kur të flesh ti gjumë
Unë të jem e zgjuar
Ti të jesh në ëndërr
Unë e dashuruar.

Por ti prapë në ëndërr
Fort më përqafon,
Shpirti yt i ëmbël,
Zgjuar, të mendon.

 

Poezi nga Mimoza Ahmeti

Lajme të ngjashme

Back to top button