Atë që politikanët nuk arritën ta bëjnë për tetë vite e bënë protestat për disa javë

Ish deputeti, këshilltari i ish presidentit Boris Trajkovski dhe profesori universitar Mersel Bilalli komenton për Portalb, zhvillimet politike në vend duke marrë si shkas protestat e fundit. Bilalli i cili në kolumnat e tij shkruan për aktualitetet politike e quan diktatoriale qeverinë VMRO-BDI dhe thotë se regjimet e tilla funksionojnë me mbjelljen frikë dhe pasiguri te njerëzit, dhe se ata nuk rrëzohen në mënyrë demokratike, gjegjësisht me zgjedhje. Ai thotë se në periudhën në vazhdim populli do të duhet vet t’i paguajë borxhet që “kjo qeveri i harxhoi si një batakçi i dehur”.

Portalb: Një kohë të gjatë shkruani se qeveria VMRO-BDI ka regjim diktatorial dhe se ata rrëzohen vetëm me revolucione. Mendoni se protestat e fundit janë një revolucion? 

Bilalli: Në fakt në histori nuk njihen raste që diktaturat të jenë rrëzuar përmes zgjedhjeve demokratike. Ata janë eliminuar ose me dhunë ose me protesta të gjata e masovike, ku zakonisht ka pasur edhe viktima. Regjimet e tilla funksionojnë me mbjelljen frikë dhe pasiguri te njerëzit. Imponojnë percepsion se populli ekziston për pushtetin e jo e kundërta, kështu që njerëzit detyrohen të shndërrohen në shërbyes të regjimit që të mbijetojnë.
Po ashtu, është iluzion të mendohet se regjimi i instaluar në çdo pore të jetës t’i humbë zgjedhjet. Kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën edhe tani. Edhe Millosheviqi çdo herë i fitonte zgjedhjet. Prej këtu, nuk qëndrojnë argumentet e përkrahësve të këtij të regjimi se nuk është legjitime që sistemi të atakohet në rrugë, pasi këso sistemesh në esencë vet janë antikushtetuese dhe jo-legjitime. Këto regjime institucionet i shndërrojnë në filiale partiake apo shërbim personal. Gruevski fiton të gjitha zgjedhjet dhe të gjitha proceset gjyqësore, kurse kur ai vet u zu në vepër, gjykata refuzoj konstatimin e gjendjes faktike. Për çfarë legjitimiteti flasim këtu?! Këso regjimesh duhet rrëzuar në çfarëdo mënyre. Ai i cili i jep përkrahje, ndan mëkatet me te. Nuk duhet të lejojmë që shpirtra të varfër të gjithëve të na varfërojnë. Duhet hedhur frikën, pasi shpesh qëllimet nuk na realizohen prej frikës nga dështimi.

Portalb: Është fakt që pjesa maqedonase qëndron indiferent ndaj protestave shqiptare, si mund e gjithë kjo të përfundojë?

Bilalli: Në brendinë e protestave shqiptare nuk mund të gjendet vend për protesta gjithë-popullore, sepse pjesa maqedonase ka perceptim tjetërfare lidhur me të dënuarit. Pastaj parullat, simbolet në to, megjithatë nuk mendoj se elementi shqiptar si i vetëm s’ka mundësi ta rrëzoj qeverinë. Përkundrazi, nëse protestat janë intensive dhe mirë të organizuara, qeveria domosdo do të gjunjëzohet para tyre. Revolta gjithpopullore ka bërë që këto protesta të hasin në përkrahje, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe  në mbarë botën ku jetojnë shqiptarë, madje edhe në disa qarqe ndërkombëtare. Atë që bënë protestat për disa javë nuk arritën ta bëjnë politikanët për tetë vite. Përnjëherë interesi nga SHBA dhe Gjermania si lokomotivë evropiane. Perëndimi intervenon vetëm kur shef elemente destabilizuese.

Portalb: Familjarët e të akuzuarve dhe unioni i studentëve thonë se partia shqiptare në pushtet ushtron presion që të heshten protestat? 

Bilalli: Po të isha në vend të zotit Ahmeti edhe më shumë do t’i nxitja protestat. Tetë vite Gruevski na largonte nga Uashingtoni e Brukseli, madje filloj të na kthejë nga Moska. Protestat bëjnë të pamundshmen dhe dëm do të ishte nëse pushojnë. Apriori do të devalvohet çdo pakënaqësi tjetër e ardhme kolektive. Do të humbet besimi në vetvete. Prandaj duhet vazhduar, duke ruajtur imazhin autokton. Keni parë ndonjë Arab që proteston nën flamurin shqiptar? Feja është tjetër e kombi tjetër. Mendoj se kjo ishte kuptuar në protestën e fundit. E drejta është në anën e protestuesve pasi bota demokratike është tejet alergjike në partizimin e institucioneve e sidomos gjyqësorit.

Portalb: Por pse e toleroi këtë partizim, faktori politik shqiptar?

Bilalli: Mbetet enigmë se përse? Të papërgatitur? Të kushtëzuar? Frika? Apo kanë këmbyer ndërgjegjen me diçka tjetër? Ja edhe sot kur Gruevskit i zihet nën këmbë, ai vazhdon të vënë edhe nëntë statuja të reja në sheshin e Shkupit, madje me ndihmën e dy partive shqiptare! E palogjikshme është që t’i lejojmë një Gruevski që s’paraqet kurrfarë faktori rajonal të na përkëmbë gjer në këtë nivel. Ai ka nevojë nacionalistëve të vet t’u dërgoj mesazhe se – ja unë di që Shqiptarët t’i fus në birucë të miut. Ai permanent ka nënçmuar shqiptarët, kurse tani kur pa forcën donë të shndërrohet në faktor sanues.
Por, fjala e shkruar në gurë mund të përmirësohet, por jo edhe ajo e thënë. Kjo dihej se një ditë do të plaste. Me tri protesta e gjithë kjo u shemb. Tani premtoj ura afrimi. Njeriu që tetë vite ka shkatërruar ura, tani premton ndërtim të tyre! Është absurde që nga 13 investime të huaja të lobuara nga qeveria, asnjëra nuk u orientua nga pjesa shqiptare. Aty janë punësuar rreth 22 mijë persona, kurse te ne zero. Zona industriale në Tetovë shërben si argëtimore për gomarët lokal. Që të ndalojmë eksodin e rinisë sonë na duhet 24 orë në ditë të mendojmë vetëm për ekonomi.

Portalb: Mendoni se ata që dinë të bëjnë luftën nuk dinë të bëjnë politikën?

Bilalli: Pa dilemë se zoti Ahmeti ka meritat luftarake dhe atë askush nuk do të mund t’ia kontestojë, por politika është një fenomen shumë më i ndërlikuar. Në luftën e parë botërorë një gjeneral francez kishte thirrur gjuajtësit më preciz që t’ia vrasin një peshk në ujin gjysmë metër të thellë. Për habi asnjëri s’mundi ta qëllojë. Gjenerali u sqaroi se në ujë ka thyerje të dritës dhe se peshku nuk është aty ku shihet, por disa centimetra më larg. Kështu ai krahasoi luftën me politikën. Mendoni se jeni në rrugë të duhur, kurse pastaj përfundoni në kanjon. S’ka lëmi tjetër më vetëmashtruese se sa politika.

Portalb: Në analizat e juaja shkruani se Monstra,, është vetëm shkas i protestave, atëherë ku janë shkaqet?

Bilalli: Të kishim sundim të së drejtës nuk do të ndodhte as rasti në fjalë. ‘Monstra’ është pasojë e jo shkak. Shkaqet janë shumë te thella. Shqiptarët u ndeshën me dy lloje diskriminimi – ai partiak dhe ai etnik. Papunësia, ndenja e paperspektivës, margjinalizimi, listat partiake, korrupsioni, kushtëzimet të gjitha këto prodhuan frustrime të thella kolektive. Regjimet e kriminalizuar kanë nevojë të konsumojnë nacionalizëm, që të maskojnë atë.
Tani shpirti antik i Aleksandrit të madh bëri që të dukemi aq të vegjël. Këtu përgjegjësi ka edhe subjektin shqiptar i cili tregoj një mazokizëm të pashoq. Edhe fëmijët e dinë se pushteti nxiste grupe të rinjve që të sulmojnë shqiptarë nëpër rrugë, në autobusë, madje edhe nëpër shtëpi private, me qëllim të akumulimit të energjisë nacionaliste për ta mbajtur gjallë regjimin. Nga qendra relevante botërore potencohet se nga Maqedonia këto dhjetë vite janë transferuar jashtë rreth 4,6 miliardë dollarë. Shumë astronomike.
Të gjitha shtetet e rajonit shkuan para, kurse Maqedonia mbetet e fundit. Nesër do të duhet vet ne t’i paguajmë borxhet që kjo qeveri i harxhoi si një batakçi i dehur. Ngriti përmendore dhe rrëzoj njerëz. Bëri që me ne të menaxhojnë të vdekurit antik.

Portalb:  Flitet se dikush proteston për të promovuar një subjekti të ri politik? 

Bilalli: Nuk kam shumë informata në këtë drejtim. Mendoj se një grup për të cilin mendoj se meritojnë çdo lëvdatë disa muaj më parë punonin diçka, por ndoshta tani nuk dëshirojnë t’i keqpërdorin protestat dhe sikur janë tërhequr anësh. Por, pa subjekt mirë të organizuar i cili do të ndeshet me brengat e njerëzve nuk do të kishim bë gjë. Është utopi të pritni përmirësim nga kjo strukturë e cila në fakt ka humbur edhe kredibilitetin moral.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Bilalli: Po të isha në vend të zotit Ahmeti edhe më shumë do t’i nxitja protestat. Tetë vite Gruevski na largonte nga Uashingtoni e Brukseli, madje filloj të na kthejë nga Moska.
    Zoteri Bilalli, a nuk jane keto fjalet e Zoteri Menduh-it qe non stop i thote prej vitit 2008!?
    Tani po na dilka se Menduh-i kurr i thonte apo me i thane prap na qenka palalvra, ndersa JU tani kur i perdorni na qenka OK.!!! Nuk mund te kuptoj aspak !!!? Pse ndodh kjo lloj politike diskriminuese brenda, perbrenda Shqiptarve!? Atehere, Pse nuk dilni te thoni JU dhe SHoket e TU se: ZOTERI MENDUH-I E PASKA PAS TE DREJT KURR THOSHTE SE BDI NA QON NE RRUG KAH RUSIA…

  2. Portalb: Familjarët e të akuzuarve dhe unioni i studentëve thonë se partia shqiptare në pushtet ushtron presion që të heshten protestat?
    NORMAL! PER ATE BDI-JA KERKONTE QE TE DIJ ORGANIZATORET , QE ME LEHT TE BEJ PRESIONE DHE FRIGE TE ATA! AJO U FRIGOHESHTE MOS ESHTE P DSH SE DO TA KISHTE PAK SI ZOR PER PRESION!? PASI E ELEMINOI ME LLOJ LLOJ SHANTAZHE KUNDER PDSH QE MOS TE JETE AJO ORGANIZATORE, TANI E KA ME LEHTE TE PUNOJ ME DISA INDIVIDE, PASI QE TANUI ME E KA FUT BRENDA ORGANIZATORVE ISMETIN DHE DISA TE TJERE SI AI , QE NJIHEN SI MILITANT TE KAUZES SE BDI.

Back to top button