Gjykata mund ta rrëzojë Isa Mustafën, çështja mund të kthehet në pikën zero

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët u janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, në njërën prej kërkesave e kanë futur edhe vendosjen e masës së parakohshme për pezullimin e procesit konstituiv të Kuvendit, deri në pritje të vendimit përfundimtarë të Gjykatës Kushtetuese, shkruan KosovaPress.

Nëse Gjykata vendos që të marrë këtë masë, atëherë Isa Mustafa i cili ka marrë votat për të qenë kryeparlamentarë nuk mund të marrë asnjë veprim deri në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Një gjë e tillë është e drejtë dhe kushtetuese, sipas njohësit të Kushtetueses Mazllum Baraliu. Ky i fundit ka thënë për KosovaPress, se kjo gjë mund të ndodhë vetëm pasi Gjykata, të bëjë vlerësimin e parashtresës, të shoh se cilat janë provat dhe a ka të bëjë me shkelje të kushtetueses.
Baraliu, nuk ka dashur të flasë rreth asaj se a është zgjedhur me të drejtë kryeparlamentari, pasi sipas tij ka shumë të panjohura.
Palët kontestojnë njëra tjetrën. Njëra konsideron se ka qenë në rregull, ndërsa tabori tjetër konsideron se nuk ka qenë, dhe prandaj edhe shqetësimet e veta i ka shpreh në Gjykatë. Deri sa gjykata të vendos, nuk dua të paragjykoj, pasi që ajo është kompetente për ta vendosur çështjen”, ka thënë Baraliu për KosovaPress.
Mirëpo, sipas tij, Gjykata mund të vendos që të ja marrë këtë të drejtë Isa Mustafës, pasi që vendimi i saj i mëhershëm nuk njeh koalicion paszgjedhorë.
Disa gjëra sipas mendimit tim, janë thënë në mendimin e mëhershëm të Gjykatës, ku thotë se nuk ka koalicioni paszgjedhore dhe në fakt prioritet i ka dhënë për rastin e mandatimit të kryetarit, partisë e cila ka fituar numrin më të madh të votave elektorale, e jo asaj e cila ka më të madh numrin e ulëseve në Kuvend. Pra, disa gjëra janë të ditura në vendimin e parë të Gjykatës, dhe mendoj se në këtë vazhd mund të veprojë gjykata përsëri, por që mund të merr edhe një vendim tjetër. Është çështje e saj se si duhet të veprojë”, ka thënë Baraliu.
Pra, sipas Baraliut, nëse gjykata sërish nxjerrë vendim të njëjtë dhe të thotë se ka shkelje, atëherë çështja kthehet në pikën zero, në fillim.

Lajme të ngjashme

Back to top button