MBI MUA

E plotë nata kurrrë s’mundet të jetë,
të gjitha me bien nëpër duar dhe unë i ngre
drejt qiellit me shi.
Një dritare të ndezur,
Ka një ëndërr që lind
Ka një zemër fisnike
Ka një dëshirë që pret të përmbushet,
Ka edhe një jetë që hyn në një jetë.

Jehonë e fjalëve
Rrjedh nga buzët
buzëqesh deri te valët paqësore
Sytë drejt horizontit ikin
në udhëkryqet e kohës
Në breshërinë e vargut
pëshpërisin valët
përtej ëndrrave tua
Deri në agim …

Fundosen shpirtrat e vetmuar
Në anën tjetër të kësaj rruge të gjatë
Që qon në portin e vjetër
Në një botë në gjumë…

Poezia fituese e cmimit të tretë në Takimet poetike të verës “Guri i hyjneshës Ilire Thana ” Kërçovë

Lajme të ngjashme

Back to top button