Selmani: Nuk do të habitesha nëse arrestojnë gazetarë

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani, në një intervistë për “Faktor” në pyetjen se a mund të priten a mund të priten shtypje të reja ndaj gazetarëve të cilët janë kritik ndaj qeverisë, thotë se nuk habitet nëse arrestojnë gazetar.

“Nëse kemi parasysh atë se si sillej pushteti deri më tani nuk do të habitesha nëse arrestojnë ndonjë gazetar. Megjithatë, arrestimi I gazetarëve nuk ua lehtëson punën, përkundrazi edhe më tepër ua komplikon jetën. Nuk duhet të harrohet se Maqedonia është në interesin e SHBA-ve dhe BE-së edhe këtu nuk mund të tolerohen praktika si në Bjellorusi, Rusi apo Turqi, ku shumë lehtë arrestohen gazetarët. Nëse pushteti me kohë nuk ka nxjerrë leksione nga metoda të tilla jo demokratike qeverisëse, atëherë mundet t’iu kthehet boomerang kur do të jenë në opozitë” shprehet Selmani. ndaj kësaj deklarate të Selmanit, ka reaguar VMRO-DPMNE në pushtet.

“Si gazetarë dhe Kryetari i SHGM-së rrallëherë është aktual, dhe kur do të ndjejë se është totalisht inferior dhe se dikush mund t’i japë vërejtje, ulet dhe shkruan tekst ose jep deklaratë në të cilën ai dhe gazetarët e afërt me të dhe institucioneve sorosoide të paraqesë si viktima, të shtypur, nën kërcënime, të shantazhuar, se do të arrestohen dhe të ngjashme. As nuk ka prova e as që tenton të gjejë prova.

Është me rëndësi të pështyn pushtetin, e posaçërisht VMRO-DPMNE-në. Është me rëndësi të punohet ajo që duhet, atë që dikush e pret, vetëm të arsyeton shpenzimet”, thonë në VMRO.

“Njëra prej dëshirave të tij më të mëdha është që ai të arrestohet. Jeton për atë ditë dhe do kish dhënë shumë që ajo të ndodhë. Çfarë viktime do të ishte atëherë? Ndoshta në dëshirën e tillë ka konkurrencë të madhe në atë shoqëri të sorosoidëve dhe milçinasve”, ka theksuar VMRO.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button