Vallë ç’po ndodhë me ne shqiptarët?!

Në të mirë e në të keq
Shkojnë e vijnë në përmbarim
Herë si engjuj herë dreq
Gjejnë uratë e gjejnë mallkim.

Të bijt tonë e të vatanit
Po e mbushin barkun plot
Kenaqin zemrën e tiranit
Bëjnë shantazhe bëjnë komplot

A e doni vatanin vallë
Çfare gjaku u rrjedh në vena
Për ne ju a ndjeni mall
Shqipe jemi me dy krena

Mitrovicë zemrën ma dogj
Mbahu Shkup, qëndro i fortë
Çameri shumë u përpoqe
Je qërshia jonë mbi tortë

Ulqin ti mos lësho pe
Siç i ka hije shqiptarit
Luginë na qendro mbi re
Ti je shqipja jonë e arit

Kush ta bën ta bën i yti
A e doni veten pak
Na kanë lidhë litar per fyti
Kush për neve do nxjerrë hak

Mjaft na lodhët, ju duruam
Sundimtaret tonë e t’huaj
Mjaft u bë se perenduam
Populli në ballë do ju gjuaj

Taulant SELMANI

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. c’na jeni bere ju kosovaret..lerni poezit ejani dhe ndihmonanii
    kjo poezi si me qene nje qarramje 10 vjeqar…>URRRRRRRRRIMEEEEEEEEEEE

Back to top button